zgjedhjet lokale kadri kryeziu gara e vertete eshte mes ketyre dy partive politike 68e63142307f3

Zgjedhjet lokale, Kadri Kryeziu: Gara e vërtetë është mes këtyre dy partive politike

October 8, 2025
1 minut lexim

Juristi Kadri Kryeziu ka deklaruar se zgjedhjet lokale të së dielës do të tregojnë “kush e mban gravitetin politik të Kosovës”.

Sipas tij, gara nuk është vetëm për komunat, por për balancën reale të fuqisë mes PDK-së dhe LVV-së, që ai i cilëson si “dy boshtet e politikës kosovare sot”

Kryeziu vlerëson se LDK, AAK dhe Nisma janë degraduar në “satelitë politikë”, ndërsa beteja kryesore po zhvillohet në Prishtinë, Mitrovicë dhe Prizren.

Ai thekson se PDK ka “barrën e qeverisjes lokale”, ndërsa LVV përfaqëson “energjinë e votës së re urbane”.

Postimi i plotë:

E diela do ta tregojë kush e mban gravitetin politik të Kosovës.

Këto zgjedhje lokale nuk janë thjesht për komunat — janë testi i vërtetë i forcës midis PDK dhe LVV.

Këto janë dy boshtet reale të politikës kosovare sot.

Të tjerët – LDK, AAK, Nisma – kanë degraduar në satelitë politikë.

Në këtë raund, PDK hyn si partia në pushtet lokal në shumicën e komunave të mëdha, ndërsa LVV është ajo që shtyn nga jashtë, duke kërkuar fitore në Mitrovicë, Prizren dhe Prishtinë.

PDK ka barrën e qeverisjes lokale; LVV ka energjinë e opozitës lokale dhe votën e re urbane.

Në Prishtinë, nëse PDK arrin të hyjë në balotazh, ajo do të derdhë gjithë makinerinë e saj politike në kryeqytet — gjë që mund të dobësojë përqendrimin në bastionet tjera.

Në Mitrovicë dhe Prizren, LVV ka gjasa reale për fitore, por përballë një aparati të konsoliduar që di të luftojë për çdo votë.

Sa për Prizrenin tim, këtu zgjedhjet janë më shumë se politikë — janë garë për shpirtin e qytetit.

Shaqir Totaj, një teknokrat me përvojë dhe rrjet të gjerë, përballë një të riu jashtë establishmentit, Artan Abrashit – ish-nxënës imi, njeri i arsimuar dhe me ndershmëri qytetare.

Prizreni nuk voton parti; voton frymë, kujtesë dhe karakter.

Dhe këtë e kuptojnë vetëm ata që e ndjejnë qytetin si identitet, jo si territor.

Si i shihni ju zgjedhjet — si tablo të përgjithshme apo si fenomen lokal, atje ku jetoni e votoni?

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

drama e futbollistit te njohur 68e631359a4cf
Lajmi i mëparshëm

Drama e futbollistit të njohur

turqia nis aksion hetimi ndaj 19 figurave publike per perdorim te droges 68e632531e025
Lajmi i radhës

Turqia nis aksion hetimi ndaj 19 figurave publike për përdorim të drogës

Të fundit nga

ShkoLartë