zgjedhjet lokale 2025 maqedonia ne heshtje zgjedhore 68f2d1d6dcc72

Zgjedhjet lokale 2025/ Maqedonia në heshtje zgjedhore

October 18, 2025
1 minut lexim

Nisi hishtja zgjedhore, që do të zgjasë deri në mbylljen e procesit të votimit, të dielën në mbrëmje. Gjatë kësaj periudhe ndalohet emitimi i informacioneve, fotografive, audio dhe video materialeve që do të kishin lidhje me pjesëmarësit në zgjedhje, e të cilat do të ndikonin tek vendimi i votuesit para kutisë së votimit.

Sot ( e shtinë) të drejtën e votës do ta shfrytëzojnë personat e pafuqishëm, të burgosurit dhe të arrestuarit në shtëpi si dhe të moshuarit nëpër shtëpitë e pleqve.

Në listën e zgjedhësve ndodhen 2.162 të burgosur. Në Burgun e Idrizovës ka 938 votues të paraqitur, pastaj në Shutkë 391, në Shtip 237, në Prilep 119, në Kumanovë 116, në Manastir 105, në Tetovë 62 e të tjerë.

Krahas tyre sot do të votojnë edhe 450 persona që banojnë në shtëpi për të moshuar.

Të dielën, më 19 tetor në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit gjithsej do të votojnë 1.832.415 persona, në gjithsej 3.480 vendvotime për 309 kandidatë për kryetarë komunash dhe 576 lista kandidatësh për anëtarë të këshillave komunalë.

Identifikimi gjatë votimit do të bëhet me aparatet biometrike të cilat për herë të parë u vendosën para katër vitesh, ndërsa nuk do të ketë ndonjë risi sa i përket rregullave të përgjithshme të votimit. Respektivisht, votohet prapa kabinës me stilolaps me ngjyrë të kaltër duke rrethuar numrin e kandidatin. Fletëvotim i vlefshëm llogaritet vetëm ai në të cilin në mënyrë të qartë është rrethuar numri.

Nga e hëna, 20 tetor do të vazhdojë fushata në komunat, kandidatët e të cilëve shkojnë në balotazh. Votimi i rrethit të dytë zhvillohet më 2 nëntor.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

skims serish ne qender te polemikave produkti i ri ndan rrjetin 68f2c095b3ba2
Lajmi i mëparshëm

Skims sërish në qendër të polemikave, produkti i ri ndan rrjetin!

spiropali viziton katedren e shqipes ne napoli te themeluar nga jeronim de rada 68f2d3393d5d8
Lajmi i radhës

Spiropali viziton Katedrën e Shqipes në Napoli, të themeluar nga Jeronim De Rada

Të fundit nga

ShkoLartë