zgjedhjet e pjesshme vendore kshz miraton prodhimin e rreth 335 mije fletevotimi 68f27ed3c98f4

Zgjedhjet e pjesshme vendore, KSHZ miraton prodhimin e rreth 335 mijë fletëvotimi

October 17, 2025
1 minut lexim

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi shqyrtoi sot  kërkesën e dy partive politike për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie që do të mbahen në datën 9 nëntor 2025.

KSHZ vendosi regjistrimin si subjekte zgjedhore të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. Po ashtu, sot u miratua edhe sasia e fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qendër votimi për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie, në bashkitë Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat.

Nga përpunimi i të dhënave të listës të zgjedhësve marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile për zgjedhjet e datës 9 nëntor 2025, rezulton se numri i zgjedhësve për pesë bashkitë që shkojnë në zgjedhje është 334,559 zgjedhës.

Referuar Kodit Zgjedhor, duke shtuar 2% mbi numrin e zgjedhësve në pesë bashkitë ku zhvillohen zgjedhjet e pjesshme, sasia e fletëve të votimit që duhet të prodhohen është 335,199 fletë votimi.

Gjithashtu, Komisioneri caktoi vendndodhjen e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie, të datës 9 nëntor 2025.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

amir elezi vlen fiton shumicen e komunave aki ne e pret humbje e thelle 68f27d78cba5a
Lajmi i mëparshëm

Amir Elezi: VLEN fiton shumicën e komunave, AKI-në e pret humbje e thellë

flick mbron lewandowskin 68f27f3b1bf4c
Lajmi i radhës

Flick mbron Lewandowskin

Të fundit nga

ShkoLartë