zgjedhjet e pjesshme lokale nis pa probleme procesi i votimit ne berat 691044b5dabca

Zgjedhjet e pjesshme lokale, nis pa probleme procesi i votimit në Berat

November 9, 2025
1 minut lexim

Ka nisur normalisht dhe pa probleme në Berat, proçesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore.

79.323 mijë qytetarë do të votojnë për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri të Beratit,ku numri i votuesve është 52.808 votues në qytet dhe 26.515 votues në zonat rurale.

Në këto zgjedhje janë hapur 116 Qendra Votimi,72 Qendra Votimi janë në qytet dhe 44 Qendra Votimi janë në zonat rurale.

Në Berat, janë ngritur dy KZAZ,KZAZ-ja Nr.66,e cila ndodhet në Pallatin e Kulturës “Margarita Tutulani” dhe ku do të numërohet në përfundim të proçesit të votimit 72 kutitë e qytetit dhe KZAZ-ja Nr.67,e cila ndodhet në Bibliotekën “Vexhi Buharaja” dhe ku do të numërohen në përfundim të proçesit të votimit 44 kutitë e fshatrave.

Në garë për drejtimin e bashkisë së Beratit janë dy kandidatë:

1-Ervin Ceca,kandidati i zgjedhur nga Partia Socialiste (kryetari i komanduar i deritanishëm i bashkisë Berat),i diplomuar në Ekonomi Ndërkombëtare dhe.

2-Pavllo Shkarpa, kandidat i pavarur,i dipllomuar në Inxhinieri.
DVP Berat,konfirmon se,ka marrë të gjitha masat për zhvillimin normal dhe pa probleme të proçesit zgjedhor në Berat,duke vendosur efektivë të shruar në të gjitha Qendrat e Votimit dhe më pas në dy KZAZ-të,ku do të zhvillohet proçesi i numërimit të votave.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

horoskopi ditor 9 nentor 2025 69103211ad47d
Lajmi i mëparshëm

Horoskopi ditor, 9 nëntor 2025

dy ndeshje interesante zhvillohen sot ne superlige luhet ne malisheve dhe ferizaj 69104513d1eec
Lajmi i radhës

Dy ndeshje interesante zhvillohen sot në Superligë, luhet në Malishevë dhe Ferizaj

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë