21
Shkup, 8 janar – Në garë për kryetar të Komunës Qendër Zhupë është kandidati i vetëm, Arijan Ibaim, i propozuar nga Partia Demokratike Turke.
Ai ka premtuar projekte për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve për jetesë për banorët e kësaj komune.
Me përmirësimin e infrastrukturës rrugore, sidomos me rregullimin e rrugës rajonale, Ibraim thotë se Komuna Qendër Zhupë do të ishte më tërheqëse edhe për investitorët, gjë që do të ndikonte edhe në hapjen e vendeve të reja të punës.


