zgjedhjet e keshillit kombetar shqiptar kamberi koalicioni mori 10 mandate dolem te paret 6af0f3059b580

Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, dolëm të parët

November 9, 2026
1 minut lexim

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Ai ka thënë se Koalicioni Shqiptar, i udhëhequr nga Enkel Rexhepi, ka dalë i pari në këto zgjedhje, që u mbajtën sot në Serbi.

Sipas Kamberit, lista me numër 3 ka siguruar gjithsej 4 mijë e 769 vota, të cilat përkthehen në 10 nga 29 mandatet në Këshillin Kombëtar Shqiptar.

“Faleminderit qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që dolën në votime dhe secilit që na dha besimin. Urime Enkelit dhe gjithë ekipit të Partisë për Veprim Demokratik dhe Aleancës për Luginën!”, ka thënë Kamberi.

Ai ka thënë se menjëherë do të nisin bisedimet me listat e tjera për konstituimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

“Këshilli ka për detyrë t’i përfaqësojë të gjithë shqiptarët e Luginës dhe të punojë për shkollën e librin shqip, për kulturën tonë dhe për përdorimin e gjuhës shqipe në institucione.”, ka thënë ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

privohen nga liria dy persona nga velesi policia sekuestron marihuane tableta dhe peshore digjitale 6af0f2a9eb6fc
Lajmi i mëparshëm

Privohen nga liria dy persona nga Velesi, policia sekuestron marihuanë, tableta dhe peshore digjitale

prokurori i pergjithshem i shba se mesazh pas humbjes ne zgjedhje do mbroj cdo anetar te administrates trump nga demokratet 6af0f399dd840
Lajmi i radhës

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së mesazh pas humbjes në zgjedhje: Do mbroj çdo anëtar të administratës Trump nga demokratët

Të fundit nga

ShkoLartë