zgjedhjet e 28 dhjetorit nis afati per nderrimin e qendres se votimit brenda komunes 692abf41e611c

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, nis afati për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

November 29, 2025
1 minut lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Gjatë kësaj periudhe 11-ditore (26 nëntor – 6 dhjetor 2025), qytetarët me të drejtë vote do të mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë brenda komunës së tyre, duke e caktuar sa më afër vendbanimit në komunën e tyre:

1. përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org ose

2. duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është i regjistruar votuesi.

KQZ sqaron se ndërrimi i Qendrës së Votimit nga një komunë në komunën tjetër, nuk mundësohet drejtpërdrejtë nga KQZ, por kjo është e ndërlidhur me deklarimin zyrtar të adresës së vendbanimit nga qytetarët/votuesit.

Përmes KQZ-së, votuesi, nëse dëshiron, mund të ndryshojë Qendrën Votimit vetëm brenda komunës. Por, për të kaluar nga një Qendër Votimi e një komune, në Qendrën e Votimit në një komunë tjetër, votuesi duhet të ndryshojë adresën zyrtare të vendbanimit në Zyrën e Gjendjes Civile apo në platformën E-Kosova.

Ndryshimet të cilat do të bëhen nga 26 nëntor deri më 6 dhjetor 2025, do të reflektohen në platformën elektronike të KQZ-së https://qv.kqz-ks.org pas kësaj periudhe.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ne jemi nje derbi vellazeror kosove shqiperi sfide historike per eurobasketin 2029 692abf3bd9b34
Lajmi i mëparshëm

​Ne jemi një, derbi vëllazëror Kosovë-Shqipëri sfidë historike për Eurobasketin 2029

lavdi deshmoreve te atdheut rama homazhe ne nder te tyre te pranishem begaj dhe ministra 692abfe479131
Lajmi i radhës

“Lavdi Dëshmorëve të Atdheut”/ Rama homazhe në nder të tyre, të pranishëm Begaj dhe ministra

Të fundit nga

Digjet baza ruse në Mariupol të Ukrainës

Në Mariupolin ukrainas të pushtuar nga ushtria ruse, një bazë ruse po digjet aktualisht në vendbanimin Richkove në rrethin Livoberezhnyi. Sipas Ukrinform, Petro Andriushchenko, kreu i Qendrës për Studimin e Pushtimit, e
ShkoLartë