zgjedhja e presidentit orav ceshtje e kosoves nuk nderhyjme 69beb89bf01fc

Zgjedhja e presidentit, Orav: Çështje e Kosovës, nuk ndërhyjmë

March 21, 2026
min lexim

Bashkësia ndërkombëtare nuk do të ndërhyjë në zgjedhjen e presidentit në Kosovë, thotë shefi në largim i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadori Aivo Orav.

Ai thekson se zgjedhja e presidentit apo presidentes është zgjidhje e Kosovës dhe e përfaqësuesve të popullit. Sipas tij, Kosova tashmë është e pjekur dhe nuk ka qasje askush prej aleatëve t’i tregojë se si apo kush të zgjidhet president.

A do të ndërhyjë bashkësia ndërkombëtare?

“Zgjedhja e presidentit apo presidentes suaj është zgjedhje juaj. Sigurisht, e parlamentarëve tuaj, të cilët sipas Kushtetutës duhet të votojnë dhe të propozojnë kandidat. Nëse askush nuk propozon kandidat, për ne si vëzhgues ndërkombëtarë nuk di çfarë të them. Nuk di cilat janë pritjet nga ne në këtë rast. Por mendoj se Kosova është mjaft e pjekur. Ne nuk kemi qasje që t’ju tregojmë se si të zgjidhni presidentin apo kënd ta zgjidhni”, deklaron ai.

Orav, në një bashkëbisedim me gazetarë para se të largohet nga detyra e shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, foli edhe për kritikat që deputetët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, i bëjnë korit diplomatik për të mos e vizituar dhe për të bërë presion ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Ai deklaron se vizita e tij në Kushtetuese nuk nënkupton interferim në çfarëdo vendimmarrjeje të kësaj gjykate.

Gjykata Kushtetuese është në prag të vendimmarrjes për dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Orav: Nuk ndikojmë në asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese

“Po, kur kam ardhur këtu, kam zhvilluar një vizitë kortuazie tek të gjitha institucionet shtetërore në Kosovë. Nuk e kam vizituar Gjykatën më pas. Por duke marrë parasysh se Kosova dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, puna ime si udhëheqës i zyrës së BE-së këtu nuk ka vetëm të drejtë të vizitoj të gjithë në këtë vend, por e kam edhe obligim që ta bëj këtë gjë. Sepse kemi një marrëveshje. Ju doni të bëheni pjesë e jonë, ne ju duam që ju të jeni pjesë e jonë. Pra duhet të dimë çdo gjë që po ndodh në këtë vend, sigurisht duke përdorur mënyrat ligjore… Është detyrim i yni të vizitojmë dhe të flasim me të gjithë. Sigurisht, ne nuk japim këshilla për veprimet, aktakuzat apo gjykimet. Absolutisht jo. Nuk jemi ne dikush që punon pas skenave për të ndikuar në Gjykatën Kushtetuese. Çfarëdo vendimi që do të marrë Gjykata Kushtetuese, i takon asaj dhe ne si Bashkim Evropian jemi të kënaqur me atë vendim”, shton Orav.

Ai e quan vitin e kaluar si një vit të humbur për Kosovën për shkak të krizës politike, derisa shpreson që kriza për zgjedhjen e presidentit në 2026 të mos përsëritet.

Orav: Kriza politike ia humbi një vit Kosovës, shpresoj që në 2026 të mos jetë e njëjtë

“Po, viti i kaluar ka qenë vit i humbur dhe shpresoj shumë që ky nuk do të jetë i njëjtë. Por tre muaj veç kanë kaluar. Bukur shumë është bërë, pra është mirë që Kuvendi ka pasur kohë të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare, pagesat e para mund të vijnë. Por tani ka afate të qarta kohore se kur duhet të realizohen disa reforma të caktuara, deri në qershor, dhe ka rrezik që Kosova të humbasë këto para. Dhe kjo nuk është në interes të Kosovës, nuk është në interes të qeverisë dhe as të opozitës apo të qytetarëve. Shpresoj se do të lëvizet përpara. Dhe siç e thashë tashmë, ka gatishmëri dhe vullnet në këto kohëra. Në një botë ku zgjerimi është në Bruksel dhe në kryeqytete, besoj se Kosova duhet të bëjë më të mirën për të zgjidhur këto çështje të brendshme sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që ne në Bruksel të kemi partnerë me të cilët të punojmë, të flasim, të zbatojmë reformat dhe t’i këshillojmë në partneritet. Jo duke patronizuar ata dhe duke u thënë kjo është gabim, kjo nuk është si duhet, por vetëm që Kosova të ecë përpara”, potencoi Orav.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rama heq vizat per arabine saudite dhe katarin ne kulmin e tensioneve me iranin 69beb823dcb54
Lajmi i mëparshëm

Rama heq vizat për Arabinë Saudite dhe Katarin në kulmin e tensioneve me Iranin

Të fundit nga

Shehi: Një ndeshje vendimtare për ne

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Vorës. Tekniku ka theksuar se çdo ndeshje është vendimtare për bardheblutë dhe se ndaj Vorës synohet vetëm fitorja.
ShkoLartë