zgjedhja e kreut te ri te spak gonzato pergezon brahon mirepresim bashkepunimin me te 693ae56d24018

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Gonzato përgëzon Brahon: Mirëpresim bashkëpunimin me të

December 11, 2025
1 minut lexim

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ishte i pranishëm gjatë gjithë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë që sot zgjodhi Klodian Brahon si kreun e ri të SPAK-ut. Gonzato përgëzoi Brahon dhe tha se mirëpret bashkëpunimin me të. Ambasadori u shpreh se SPAK ka një rol thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“SPAK luan një rol thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.Ju e dini që ky është një nga kërkesat kyçe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Dje thamë që ajo që kërkoj është një kryetar të ri për SPAK-un që do vijojë punën e tij. Ajo që kërkonim ishte një kandidat me nivele të larta pavarësie, integriteti, rezistence në punë dhe angazhim ndaj standardeve të BE-së. Tashmë më lejoni të përgëzoj zotin Braho në detyrën e tij të re dhe që me kërshëri mirëpresim bashkëpunimin me të në muajt dhe në vitet në vijim”, tha Gonzato.

Kujtojmë se Braho u zgjodh me shtatë vota të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në garë ishin edhe Adnan Xholi për të cilin votuan tre anëtarë, Elvin Gokaj për të cilin votoi një anëtar dhe Doloreza Musabelliu, e cila nuk mori asnjë votë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rita ora shkelqen me jelek leopard dhe pantallona te shkurtra lekure ne koncertin e famshem te ischgl 693ad292afa89
Lajmi i mëparshëm

Rita Ora shkëlqen me jelek leopard dhe pantallona të shkurtra lëkure në koncertin e famshëm të Ischgl

real madridi shenon rekordin me te dobet pas 20 viteve 693ae59a8946b
Lajmi i radhës

Real Madridi shënon rekordin më të dobët pas 20 viteve

Të fundit nga

ShkoLartë