zgjatet hetimi i vrasjes se gjyqtarit astrit kalaja prokuroria kerkon 3 muaj me shume kohe per dosjen 69d1136179097

Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

April 4, 2026
1 minut lexim

Prokuroria po heton Elvis dhe Gjon Shkambin, përkatësisht nip e xhaxha me njëri-tjetrin, për akuzën e “Vrasjes së funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” ndaj dy qytetarëve që ishin palë në procesin ku gjyqtari u qëllua për vdekje menjëherë pasi shpalli verdiktin.

Prokurori ka kërkuar akt-ekspertizë nga policia shkencore për të zbërthyer telefonat e dy të dyshuarve, që të dy ndodhen në burg, njëri prej të cilëve këmbëngul se nuk dinte asgjë për planet e vrasësit.

Gjyqi civil mbi pronësinë u mbyll me vrasjen e gjyqtarit Kalaja, ndërkohë që, ndryshe nga nipi i tij Elvis Shkambi, i cili nuk është ankuar për masën e arrestit në burg, xhaxhai i tij ka kërkuar lirinë në të gjitha gjykatat.

Ndërkohë, veç hetimit penal, familja e Astrit Kalasë po bëhet gati t’i drejtohet gjykatës, pasi ende gjyqtari i vrarë nuk është shpallur dëshmor.

Fillimisht, familja e gjyqtarit, që u vra në sallën ku shpalli vendimin e fundit, e kërkoi shpalljen dëshmor nga ish-ministri i Drejtësisë, dhe tashmë pritet që autoritetet të përballen në gjykatën administrative me kërkesën për të detyruar shtetin t’i njohë statusin dëshmor i atdheut Astrit Kalasë, ekzekutuar me armë zjarri në datën 6 tetor 2025.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

perfundon misioni njevjecar i njesise beneluks i kfor it ne kosove 69d11283239f5
Lajmi i mëparshëm

Përfundon misioni njëvjeçar i njësisë Beneluks i KFOR-it në Kosovë

daniel peretz dhe noa kirel gati per martese 69d114fc79f92
Lajmi i radhës

Daniel Peretz dhe Noa Kirel gati për martesë

Të fundit nga

ShkoLartë