zgjatet afati per aplikim ne thirrjen publike per angazhimin e 400 zjarrfikesve 68790f70a1803

Zgjatet afati për aplikim në thirrjen publike për angazhimin e 400 zjarrfikësve

July 17, 2025
1 minut lexim

Shkup, 17 korrik – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se, për shkak të interesimit të madh dhe reagimit pozitiv nga qytetarët, zgjatet afati për aplikim në thirrjen publike për angazhimin e 400 zjarrfikësve në mbarë vendin deri më 23 korrik.

“Vendimi për zgjatjen e afatit është marrë me qëllim që t’u jepet mundësi sa më shumë qytetarëve të interesuar të aplikojnë, veçanërisht duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një masë të rëndësishme e cila drejtpërdrejt forcon kapacitetet e sistemit për mbrojtje dhe shpëtim, sidomos në prag të sezonit veror dhe rrezikut të shtuar nga zjarret”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Prej aty thonë se kjo masë, e cila del nga Plani për Punësim 2025, paraqet një investim sistematik dhe thelbësor në sigurinë publike dhe kujdesin për qytetarët. Angazhimi i 400 zjarrfikësve është hapi i parë i tillë i madh pas më shumë se një dekade dhe i përgjigjet drejtpërdrejt mungesës shumëvjeçare të kuadrove në njësitë zjarrfikëse.

“Qeveria mbetet e përkushtuar në krijimin e një sistemi funksional, të shpejtë dhe efikas për mbrojtje dhe i fton qytetarët të përfitojnë nga kjo mundësi dhe të aplikojnë. Thirrja është e hapur për të gjithë personat e kualifikuar, ndërsa të gjitha detajet për aplikim janë të disponueshme në ueb-faqet zyrtare të komunave”, thuhet në kumtesë.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

imerlije saliu zyra rajonale e librave ame ne cegran tashme eshte plotesisht funksionale 68790a4b7d335
Lajmi i mëparshëm

Imërlije Saliu: Zyra rajonale e librave amë në Çegran tashmë është plotësisht funksionale!

detaje nga ngjarja ne sarande me plage ne bark 2 te rinjte ne gjendje te rende per jeten mjeket kerkuan 687918d163891
Lajmi i radhës

Detaje nga ngjarja në Sarandë/ Me plagë në bark, 2 të rinjtë në gjendje të rëndë për jetën. Mjekët kërkuan…

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë