zevendesministri i arsimit dhe shkences driton sulejmani zgjidhet problemi i paraleles ne gjuhen shqipe ne shf penko 6a95c2e4be42d

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani: Zgjidhet problemi i paraleles në gjuhën shqipe në SHF “Penko”

August 31, 2026
1 minut lexim

Zëvendësministri në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Driton Sulejmani, ka njoftuar se është zgjidhur çështja e paraleles në gjuhën shqipe në SHF “Penko”, përmes koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Komunës së Butelit.

Sipas Sulejmanit, zgjidhja e arritur është në përputhje me Ligjin për Arsimin Fillor dhe garanton respektimin e së drejtës së nxënësve për arsimim, duke krijuar kushte të përshtatshme për vijimin e mësimit në gjuhën shqipe.

Ai theksoi se ky rast dëshmon se përmes dialogut, koordinimit dhe bashkëpunimit institucional mund të gjenden zgjidhje konkrete që janë në interes të fëmijëve.

“Arsimi dhe e ardhmja e nxënësve janë gjithmonë prioriteti ynë”, theksoi Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

soni malaj mahnit mos shiko gjate mund te te pelqej 6a95c03d7a823
Lajmi i mëparshëm

Soni Malaj mahnit: Mos shiko gjatë, mund të të pëlqej

sulejmani zgjidhet problemi i paraleles ne gjuhen shqipe ne shf penko 6a95c430217fb
Lajmi i radhës

Sulejmani: Zgjidhet problemi i paraleles në gjuhën shqipe në SHF “Penko”

Të fundit nga

ShkoLartë