WhatsApp Image 2025 12 02 at 15.23.45

Zëvendësdrejtori i Doganave, Dauti: Skaner i ri i sofistikuar në zyrën doganore në postë – një hap i madh para në luftën kundër kontrabandës së armëve dhe drogave në dërgesat postare

December 2, 2025
1 minut lexim

Me kapacitetin për të skanuar qindra dërgesa postare në minutë duke përdorur inteligjencën artificiale, një skaner i instaluar në Postë do të ndihmojë në zbulimin e armëve të zjarrit, drogës dhe eksplozivëve. Skaneri postar, i cili u prezantua sot në një aktivitet zyrtar, është një donacion nga Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin si pjesë e projektit Hermes 2, i cili synon të parandalojë përhapjen e armëve të zjarrit dhe eksplozivëve përmes dërgesave postare në Ballkanin Perëndimor.

Skaneri postar është me rëndësi të madhe në luftën e përbashkët kundër terrorizmit, duke parandaluar përhapjen e armëve të vogla dhe të lehta dhe trafikimin e paligjshëm të drogës. Këtë vit, mbi 100 mijë dërgesa kaluan nëpër zyrën doganore të Postës, ku është instaluar skaneri, gjë që flet për rëndësinë që kjo pajisje do të ketë në kontrollin e dërgesave postare. Në këtë mënyrë, shërbimet do të drejtohen për të kryer kontrolle në kohë dhe të sakta të dërgesave të dyshimta.

Donacioni është dëshmi e fortë e angazhimit të përbashkët të vendeve në përballjen me krimin në nivel ndërkombëtar, përmes përpjekjeve të përbashkëta dhe një përgjigjeje të koordinuar ndaj të gjitha sfidave.

Dua të theksoj se obligimi ynë si institucion është t’u përgjigjemi sfidave me të gjitha kapacitetet që kemi në dispozicion, me qëllim që ta shtypim në mënyrë efektive dhe ta ekspozojmë plotësisht krimin. Ne jemi mirënjohës ndaj zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe donatorët Gjermaninë, Suedinë, Holandën, Francën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Norvegjinë për mbështetjen e tyre të përgjithshme në luftën kundër krimit të organizuar.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

labinoti per londrimin feja ime e ndalon nuk i lejoj femijet e mi te vishen si femra 692f2d523b6f3
Lajmi i mëparshëm

Labinoti për Londrimin: Feja ime e ndalon, nuk i lejoj fëmijët e mi të vishen si femra

dhunohet i riu ne lezhe dergohet me urgjence tek spitali i traumes 692f3ff7ae31c
Lajmi i radhës

Dhunohet i riu në Lezhë, dërgohet me urgjencë tek Spitali i Traumës

Të fundit nga

Genci ka një pyetje të thjeshtë: Pse na dy?

Muzika është pasion i tij. E së fundmi, artisti Genci ka lansuar edhe një këngë të re, duke përmbushur këtë pasion. Ai në kanalin Youtube ka hedhur projektin muzikor, të titulluar ‘Pse
ShkoLartë