zeqirja tairi do te ze vendin e bekim sali ne parlament 69105f0423c4c

Zeqirja Tairi do të zë vendin e Bekim Sali në Parlament

November 9, 2025
1 minut lexim

Shkup, 9 nëntor – Në përbërjen e re qeveritare pritet të ndodhin ndryshime pas lëvizjes së Izet Mexhitit në krye të komunës së Çairit dhe në vend të tij të ulet deputeti aktual Bekim Sali i cili pritet të ulet në postin e zëvendës kryeministrit të parë, derisa vendin vakant të tij në parlament pritet ta zë Zeqirja Tairi, i cili është në rradhë i 4 në listën e koalicionit VLEN.

Tairi, me profesion mjek, ishte kandidat për deputet në listën zgjedhore të partisë dhe konsiderohet si një figurë e angazhuar në çështjet shëndetësore dhe sociale.

Me hyrjen e tij në Kuvend, pritet të sjellë përvojë dhe vizion profesional në fushën e politikave publike për shëndetësi dhe mirëqenie.

Emërimi i Bekim Salit si zëvendëskryeministër vjen si pjesë e riorganizimit të kabinetit qeveritar, me qëllim forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe avancimin e reformave në sektorët kyç.

Ky ndryshim pritet të zyrtarizohet gjatë ditëve në vijim, pas procedurave formale në Kuvend dhe Qeveri.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kim kardashian deshiron te behet si babai i saj dhe e dha perseri provimin e jurisprudences a e kaloi kete here 69104e3344cd2
Lajmi i mëparshëm

Kim Kardashian dëshiron të bëhet si babai i saj dhe e dha përsëri provimin e jurisprudencës. A e kaloi këtë herë?

celibashi tregon si po ecen procesi i votimit ne 5 bashki do te aplikohet numerimi me inteligjence artificiale 691060d558566
Lajmi i radhës

Celibashi tregon si po ecën procesi i votimit në 5 bashki: Do të aplikohet numërimi me Inteligjencë Artificiale

Të fundit nga

ShkoLartë