zeqirija ibrahimi uron fillimin e vitit te ri shkollor 68b576f89b126

Zeqirija Ibrahimi uron fillimin e vitit të ri shkollor

September 1, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, ka uruar nxënësit, prindërit dhe mësuesit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2025-2026.

“Urimet më të mira për vitin e ri shkollor 2025-2026! Një urim të veçantë për të gjithë nxënësit dhe sidomos për ata fëmijë që ndjekin klasën e parë. Kjo ditë le të jetë një moment ngazëllues, emocional dhe mbi të gjitha e një rëndësie të madhe”, ka theksuar Ibrahimi.

Ai është ndalur edhe tek roli i mësuesve, duke theksuar se “shkolla duhet të përgatisë personalitetin e fëmijëve mbi vlerat dhe parimet qytetëruese, të edukojë qytetarë të vetëdijshëm dhe njerëz të aftë për t’u përballuar me sfidat e jetës”.

Ibrahimi u është drejtuar edhe nxënësve me mesazhin:

“Çdo vit shkollor duhet të jetë një kontribut i çmuar në formimin e personalitetit tuaj si nxënës, si qytetarë dhe mbi të gjitha si njerëz. Përpiquni të punoni me përkushtim për arritje të suksesshme. Është detyra juaj.”

Ndërkaq, prindërve u ka bërë thirrje për bashkëpunim me mësuesit:

“Bëhuni pjesë e bashkëpunimit dhe komunikimit me mësuesit e fëmijës suaj, me të vetmin qëllim për të arritur synimet që ju keni për ta.”

Në fund, lideri i Alternativës ka uruar:

“Me dëshirën që të gjithë do të kontribojmë me më shumë përgjegjësi për një arsim sa më cilësor, ju uroj suksese dhe mbarësi për vitin shkollor 2025-2026!”

FB IMG 1756717746403

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

JETMIR ASANI
Lajmi i mëparshëm

Jetmir Asani thumbon Osmanin: Kopjon edhe aktivitetet kulturore për Çairin (FOTO)

VALBON LIMANI
Lajmi i radhës

Valbon Limani uron nxënësit dhe prezanton investimet në arsim

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë