zeqirija ibrahimi ne flasim per pune konkrete ata per sorra e zagare 68ecbf356a4a3

Zeqirija Ibrahimi: Ne flasim për punë konkrete, ata për sorra e zagarë!

October 13, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi në një postim në rrjetin social facebook, ka shkruar se dallimi mes atyre dhe AKI-së në këto zgjedhje lokale është edhe në diskursin politik.
“Ne jemi asimetrikë në gjuhën që e përdorim, por edhe në argumentimin politik që e bëjmë.
Derisa ne flasim për ujësjellës, për kanalizim, për infrastrukturë elementare, për drita, për shkolla e për çerdhe, ata flasin për rrezik nga zhbërja e kombit, për referendum etnik, për sorra, për lakej, për çakej, madje i quajnë shqiptarët e tjerë zagarë.
Ky është dallimi mes klasës së re politike, që ka ardhur me VLEN-in dhe klasës së pensionuar politike, që po përfundon, tashmë me akronimin AKI.
Ne do i lëmë të përmbyten në tema triviale që nuk kanë asnjë impakt në jetën e qytetarëve dhe nuk do të merremi me ata, sepse e kemi kuptuar se të polemizosh me ta është njësoj sikur t’i flasësh murit. Ata nuk hanë llaf nga argumenti, thjesht kanë mbetur në të kaluarën, andaj u ka skaduar afati i përdorimit”, ka shkruar Ibrahimi.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

cka e lidh me fatmir shehollin flet juli 68ecb5b2c9290
Lajmi i mëparshëm

Çka e lidh me Fatmir Shehollin, flet Juli

zgjedhjet lokale ne kosove si pasqyre dhe mesim per maqedonin e veriut 68ecc65141f15
Lajmi i radhës

Zgjedhjet Lokale në Kosovë si pasqyrë dhe mësim për Maqedonin e Veriut!

Të fundit nga

“Fero bëhet baba për herë të dytë”

Reperi i njohur Fero duket se po jeton një nga periudhat më të rëndësishme të jetës së tij, duke nisur një kapitull të ri larg vëmendjes së publikut. “Prive” raporton se artisti
ShkoLartë