zelensky vlereson trump per marreveshjen ne gaza arritje e jashtezakonshme 68ea9d4bed64d

Zelensky vlerëson Trump për marrëveshjen në Gaza: Arritje e jashtëzakonshme

October 11, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka zhvilluar një telefonatë me homologun amerikan Donald Trump dhe e ka përgëzuar atë për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.



“E përgëzova Trumpin për suksesin e tij dhe marrëveshjen e Lindjes së Mesme që ai arriti të siguronte, e cila është një arritje e jashtëzakonshme”, shkroi Zelensky në një postim në rrjetin social ‘X’.

Zelenskyy vazhdoi duke thënë se nëse një luftë mund të ndalet në një rajon, “atëherë me siguri mund të ndalen edhe luftëra të tjera – përfshirë luftën ruse”.

Kjo deklaratë vjen pasi një ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s i tha Sky News më parë këtë javë se plani i Trump për Gazën mund të përdoret si një “plan” për të zgjidhur konfliktet gjithandej.

Anders Fogh Rasmussen tha se është “optimist” se plani i Trump do të sjellë paqe dhe shpjegoi se “e njëjta qasje duhet të përdoret për të krijuar një proces paqeje në Ukrainë”.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

live sot serbi shqiperi zbulohet formacioni i sylvinhos 5000 police nga beogradi per sigurine rikthehet flamuri kuqezi ne stadium 68ea981047c02
Lajmi i mëparshëm

LIVE sot Serbi-Shqipëri/ Zbulohet formacioni i Sylvinhos, 5000 policë nga Beogradi për sigurinë. Rikthehet flamuri kuqezi në stadium

kupina para qytetareve te prishtines na mikpritet sic i ka hije tradites tone 68ea9e3009cee
Lajmi i radhës

Kupina para qytetarëve të Prishtinës: Na mikpritët siç i ka hije traditës tonë

Të fundit nga

ShkoLartë