zelensky trump mbeshtet sulmet hakmarrese ndaj energjise ruse 68d5633313377

Zelensky: Trump mbështet sulmet hakmarrëse ndaj energjisë ruse

September 25, 2025
1 minut lexim

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se presidenti amerikan, Donald Trump, i ka thënë atij se Kievi mund të përgjigjet ndaj sulmeve të Rusisë ndaj infrastrukturës së energjisë duke vepruar po njësojë, teksa Ukraina po vazhdon operacionet ndaj rafinerive ruse.

Nëse ata sulmojnë energjinë tonë, presidenti Trump mbështet që edhe ne të përgjigjemi me [sulme ndaj] energjisë”, tha Zelensky në një intervistë për Axios, të publikuar më 25 shtator.

Ai shtoi se Trump po ashtu ka dhënë dritën e gjelbër për sulme hakmarrëse ndaj fabrikave ushtarake të Rusisë. Megjithatë, Zelensky sugjeroi se këto objekte mund të jenë më të vështira që të goditen për shkak se kanë nivel të lartë të mbrojtjes.

Deklaratat e Zelenskyt vijnë disa ditë pasi ai bisedoi me Trumpin në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork më 23 shtator.

Takimi u pasua nga një ndryshim i papritur i qëndrimit të Trumpit, kur ai tha se Ukraina mund të rimarrë kontrollin e kufijve të saj “me kohë, durim dhe mbështetje financiare të Evropës dhe, veçanërisht, të NATO-s”.

“[Presidenti rus, Vladimir] Putin dh Rusia janë në telashe TË MËDHA”, shkroi Trump në Truth Social, duke sugjeruar se problemet ekonomike ishin një nga arsyet se pse ai shprehu besim në aftësitë e Ukrainës.

Kremlini e mohoi këtë pretendim më 24 shtator, edhe pse e pranoi se “po, Rusia po përballet me disa tensione dhe probleme në disa sektorë të ekonomisë”.

Zelensky tha se i ka thënë Trumpit se Ukraina ka dronë që mund të arrijnë thellë në territorin rus.

Kievi ndërkaq së voni po vazhdon sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës. Një ditë pas takimit të Zelenskyt me Trumpin, Ukraina sulmoi kompleksin e naftës Salavat, që është një ndër më të mëdhenjtë në Rusi.

Salavat gjendet rreth 1.500 kilometra larg nga vijat e frontit në Ukrainë. / REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

goditi me makine 55 vjecarin duke e plagosur rende shpallet ne kerkim autori ne durres 68d562c730915
Lajmi i mëparshëm

Goditi me makinë 55-vjeçarin duke e plagosur rëndë, shpallet në kërkim autori në Durrës

obama kritikon trump per deklaratat mbi tylenol dhe autizmin dem i madh per shendetin publik dhune ndaj se vertetes 68d564e84d2ed
Lajmi i radhës

Obama kritikon Trump për deklaratat mbi Tylenol dhe autizmin: Dëm i madh për shëndetin publik, dhunë ndaj së vërtetës

Të fundit nga

ShkoLartë