zelensky sulmet e fundit ruse shkaktuan vdekje dhe plagosje mes civileve 699b1d8bea095

Zelensky: Sulmet e fundit ruse shkaktuan vdekje dhe plagosje mes civilëve

February 22, 2026
1 minut lexim

Të paktën një person vdiq dhe tetë të tjerë, përfshirë një fëmijë, u plagosën në sulmet e fundit ruse me dronë dhe raketa në Ukrainë, tha sot presidenti Volodymyr Zelensky.

“Objektivi kryesor i sulmit ishte furnizimi me `, por ndërtesat e zakonshme të banimit u dëmtuan gjithashtu, dhe pati dëme në hekurudhë,” tha ai në Telegram.

“Një burrë 49-vjeçar u vra në rajonin e Kievit ndërsa Rusia lëshoi pothuajse 300 dronë dhe 50 raketa drejt Ukrainës”, shtoi Zelensky.

Përveç Kievit, zonat si, Dnipropetrovsk, Kirovohrad, Mykolaiv, Odesa, Poltava dhe Sumy u prekën gjithashtu.

“Moska vazhdon të investojë më shumë në sulme sesa në diplomaci”, tha Zelensky, duke iu referuar negociatave të vazhdueshme midis vendeve ndërluftuese.

“Vetëm këtë javë, Rusia dislokoi mbi 1 300 dronë luftarakë, më shumë se 1 400 bomba rrëshqitëse dhe 96 raketa”, sipas presidentit ukrainas.

“Kjo është arsyeja pse ne duhet të forcojmë mbrojtjen tonë ajrore”, theksoi Zelensky, duke shtuar se Ukrainës i duhen sisteme që mund t’i përgjigjen raketave balistike, transmeton ATSH.

“Çdo paketë e tillë mbron infrastrukturën e rëndësishme dhe ruan normalitetin e jetës”, tha ai.

Ukraina i ka rezistuar pushtimit rus në shkallë të plotë për gati katër vjet me ndihmën e vendeve perëndimore. E marta, më 24 shkurt, do të shënojë përvjetorin e katërt të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

si ndryshon situata ne tabele pas javes se 23 te 699b1cc4306ba
Lajmi i mëparshëm

Si ndryshon situata në tabelë pas javës së 23-të

kerkim intensiv per gjetjen e 42 vjecarit ne lumin osum 699b1e87a023a
Lajmi i radhës

Kërkim intensiv për gjetjen e 42 vjeçarit në lumin Osum

Të fundit nga

Kosova

Kosova është me fat, ca politikanë hajna janë në agoni, duke dhënë shpirt për ta lënë Kosovën të ngrihet përsëri. Politikanët hajna, deri më tani Kosovën e kanë vjedhur, popullatën e kanë
ShkoLartë