Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky këtë të diele u shpreh se infrastruktura e energjisë dhe hekurudhore në tetë rajone të Ukrainës u godit nga forcat ruse gjatë natës, i cili i lidhi disa nga sulmet me kufizimet në funksionimin e shërbimit Starshield të SpaceX.
Në një postim në platformën X, presidenti ukrainas tha se forcat ruse përdorën dronë Shahed për të goditur objektet energjetike.
“Rusët shënjestruan nënstacionet me Shahed”, vuri në dukje Zelensky, duke iu referuar droneve që Moska përdor sistematikisht në sulmet e saj kundër Ukrainës, transmeton Euronews.
Presidenti ukrainas pretendoi se disa nga sulmet ruse u bënë të mundura nga kufizimet që janë ende në fuqi në funksionimin e shërbimit satelitor Starshield të SpaceX.
“Dhe disa nga këto sulme po ndodhin sepse kufizimet në shpejtësinë operative të terminaleve Starshield përgjatë vijës së frontit, si dhe në zonat e pushtuara përkohësisht, mbeten në fuqi”, tha ai.
Deklaratat e Zelensky-t nxjerrin në pah rëndësinë që Kievi i kushton komunikimeve satelitore në kundërshtimin e sulmeve ruse, ndërsa objektet e energjisë dhe hekurudhave mbeten në shënjestër të Moskës.
Burimi: botasot.info


