Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi nga Shtetet e Bashkuara që të ushtrojnë presion ndaj Rusisë duke larguar nga pushteti liderin çeçen, Ramzan Kadyrov.
Zelensky sugjeroi një operacion të ngjashëm me atë që u përdor për të përmbysur udhëheqësin venezuelas Nicolas Maduro. Në komentet e tij për gazetarët, ai u shpreh se operacioni i Shteteve të Bashkuara për të larguar Maduron tregon se Uashingtoni ka fuqinë për të ndikuar ndaj Moskës, dhe se rrëzimi i Kadyrovit mund ta bënte Vladimir Putin të rishikonte ofensivën e tij në Ukrainë. Zelensky e argumentoi këtë duke thënë se SHBA kanë menyrat dhe aftësinë për të ndikuar në këtë drejtim.
“Ata duhet të ushtrojnë presion mbi Rusinë. I kanë mjetet, e dinë sesi ta bëjnë këtë. Dhe kur duan vërtet, e bëjnë. Shembulli me Maduron është i qartë. Kryene një operacion, dhe e gjithë bota e pa rezultatin. E bënë menjëherë. Le ta bëjnë të njëjtën gjë edhe me Kadyrovin”, shprehet Zelensky.
Kadyrov iu përgjigj në një postim në Telegram, duke thënë se Zelensky “në mënyrë frikacake la të kuptohej se nuk do ta kishte problem të bënte mënjanë dhe të shikonte nga një distancë sigurie teksa dikush tjetër kryente punët e tij. “Ruaje fytyrën dhe mos e poshtëro veten.
Po të kishe një fije burrërie brenda teje, do ta kuptoje sa poshtëruese tingëllojnë fjalët dhe kërkesat e tua,” ishte komenti i Kadyrov, i cili e ka udhëhequr Çeçeninë që nga viti 2007, është një nga mbështetësit më të zëshëm të Putinit dhe ka dërguar mijëra ushtarë në Ukrainë për të luftuar.
Top Channel
Burimi: top channel


