zelensky shba synon perfundimin e luftes ne ukraine deri ne qershor 6988990b6817d

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

February 8, 2026
min lexim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara u kanë vendosur Ukrainës dhe Rusisë një afat të ri për arritjen e një marrëveshjeje paqeje, duke propozuar që lufta të përfundojë deri në muajin qershor. Ai u tha gazetarëve se të dyja palët janë ftuar të marrin pjesë në një raund të ri bisedimesh javën e ardhshme.



Sipas Zelenskyt, administrata e presidentit amerikan Donald Trump “me shumë gjasë do të ushtrojë presion” mbi Ukrainën dhe Rusinë për t’i dhënë fund luftës deri në fillim të verës. “Ata thonë se duan që gjithçka të përfundojë deri në qershor,” tha ai. “Do të bëjnë gjithçka për ta mbyllur luftën dhe duan një kalendar të qartë për të gjitha ngjarjet.”

Zelensky shtoi se, nëse afati i ri i qershorit nuk respektohet, Uashingtoni ka gjasa të rrisë presionin ndaj të dyja palëve për të arritur një marrëveshje.

Para se të merrte detyrën, Donald Trump kishte premtuar se do ta “përfundonte luftën brenda 24 orësh”. Më vonë, i dërguari i tij special për Ukrainën, Keith Kellogg, sugjeroi se një marrëveshje mund të arrihej brenda 100 ditëve nga inaugurimi i Trumpit.

Pasi kjo nuk ndodhi, presidenti amerikan vendosi një afat të ri për arritjen e një marrëveshjeje në gusht të vitit të kaluar, i cili gjithashtu kaloi pa ndonjë përparim. Në dhjetor, Trump deklaroi se një draft-marrëveshje për përfundimin e luftës ishte pothuajse “95% gati”.

Këtë javë u zhvilluan në Abu Dhabi dy ditë bisedimesh paqeje të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, por ato nuk sollën një përparim të dukshëm. Megjithatë, Kyrylo Budanov, kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, i cilësoi negociatat trepalëshe si “vërtet konstruktive”.

Zelenskyy tha të shtunën se administrata Trump po propozon që raundi i ardhshëm i bisedimeve trepalëshe të mbahet në SHBA, me shumë gjasë në Miami, brenda një jave. “Ne e kemi konfirmuar pjesëmarrjen tonë,” u shpreh ai.

Ai la të kuptohet se afati i ri i qershorit mund të lidhet me fushatën e zgjedhjeve afatmesme në SHBA. “Zgjedhjet [afatmesme] janë padyshim më të rëndësishme për ta [amerikanët]. Të mos jemi naivë,” tha Zelensky.

Në përfundim, ai theksoi: Nëse rusët janë vërtet të gatshëm ta përfundojnë luftën, atëherë është thelbësore të vendoset një afat.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

spiropali e pergezon zevendeskryeministrin e pare bekim sali per zgjidhjen e ceshtjes se provimit te jurisprudences ne gjuhen shqipe 698898a1e5717
Lajmi i mëparshëm

Spiropali e përgëzon Zëvendëskryeministrin e Parë, Bekim Sali për zgjidhjen e çështjes së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe

pas deklarates se mickoskit reagon osmani ministri i drejtesise te jape doreheqje ata te vlen it per nje kohe te mos shihen askund 69889efb96a77
Lajmi i radhës

Pas deklaratës së Mickoskit, reagon Osmani: Ministri i drejtësisë të japë dorëheqje, ata të VLEN-it për një kohë të mos shihen askund

Të fundit nga

Protesta e PD, reagon Edi Rama

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e sotme që po zhvillon opozita në rrugët e kryeqytetit. Në një postim në rrjetin social X, Rama ka ndarë foto nga
ShkoLartë