zelensky rusia po perdor anije cisterna per te leshuar dhe operuar drone ne evrope 68da5ac220ad6

Zelensky: Rusia po përdor anije cisterna për të lëshuar dhe operuar dronë në Evropë

September 29, 2025
1 minut lexim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pretenduar se Rusia po përdor anije cisterna, për të lëshuar dhe operuar dronë kundër vendeve evropiane.



Zelensky nuk dha më shumë detaje mbi pretendimin e bërë gjatë fjalimit të tij të mbrëmjes, por tha se kjo është “një tjetër provë pse Deti Baltik dhe detet e tjera duhet të jenë të mbyllura për anijet cisterna ruse”.

Ai gjithashtu bëri thirrje për zbatimin e sanksioneve shtesë ndaj flotës në hije të Rusisë, mes kërcënimeve me dronë. Disa dronë dhe aeroplanë janë zbuluar në disa shtete të NATO-s gjatë disa javëve të fundit.

Incidentet kanë përfshirë dronë rusë që zbarkojnë në tokën polake dhe aeroplanë luftarakë rusë, që hyjnë në hapësirën ajrore të Estonisë.

Aeropla0nët luftarakë estonezë thanë javën e kaluar se shoqëruan tre aeroplanë luftarakë rusë MIG jashtë hapësirës së tyre ajrore pas një inkursioni 12-minutësh, të cilin Rusia e mohon se ka ndodhur ndonjëherë.

Gjermania dhe Danimarka gjithashtu kanë raportuar praninë e dronëve të paidentifikuar, por nuk e kanë fajësuar drejtpërdrejt Rusinë.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dua te martohem sa me shpejt vittorio sgarbi rikthehet fuqishem pas betejes me depresionin 68da5685bf1e4
Lajmi i mëparshëm

“Dua të martohem sa më shpejt”/ Vittorio Sgarbi rikthehet fuqishëm pas betejës me depresionin

DARKO
Lajmi i radhës

Kostovski: Po ndërtojmë një pishinë moderne të mbyllur në Radishan (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë