zelensky refuzon mosken putin mund te vije ne kiev 68bc0845a4810

Zelensky refuzon Moskën: Putin mund të vijë në Kiev

September 6, 2025
1 minut lexim

“Putini mund të vijë në Kiev… Nuk mund të shkoj në Moskë ndërsa vendi im sulmohet çdo ditë nga Rusia. Nuk mund të shkoj në kryeqytetin e këtij terroristi. Edhe Putini e kupton këtë”. Janë këto fjalët e presidentit ukrainas Volodimir Zelensky i cili e ka refuzuar ftesën e homologut të Rusisë, Vladimir Putin për negociata në Moskë.



Gjatë një interviste ABC News, ku ka folur rreth luftës me shtetin rus Zelensky theksoi se propozimin e Putinit e sheh si një mënyrë për të shtyrë një takim të vërtetë.

“Nëse dikush nuk dëshiron të takohet gjatë kohës së luftës, natyrisht që mund të propozojë diçka që për mua apo për të tjerët është e papranueshme”, pohoi lideri ukrainas.

Ndërkohë,  Putini e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të udhëtojë askund për të biseduar me Zelenskyn, por është i hapur për një takim në Moskë.

 

 

 

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

greqia ne krize te thelle demografike mbyllen mbi 700 shkolla 150000 nxenes me pak se ne 2019 en 68bc040b3bd4e
Lajmi i mëparshëm

Greqia në krizë të thellë demografike/ Mbyllen mbi 700 shkolla, 150,000 nxënës më pak se në 2019-ën

u zhduk pa asnje gjurme gjendet pa jete influencuesja 68bc0a556e6bc
Lajmi i radhës

U zhduk pa asnjë gjurmë, gjendet pa jetë influencuesja

Të fundit nga

ShkoLartë