zelensky presim nje fond prej 3 5 miliardesh per arme amerikane per ta vazhduar luften kunder rusise 68cb0f7b056a5

Zelensky: Presim një fond prej 3.5 miliardësh për armë amerikane për ta vazhduar luftën kundër Rusisë

September 17, 2025
1 minut lexim

Ukraina pret kah muaji i ardhshëm t’i ketë rreth 3.5 miliardë dollarë në një fond për të blerë armë nga Shtetet e Bashkuara, për ta vazhduar luftën e saj mbi trevjeçare kundër pushtuesit rus, tha të mërkurën presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Marrëveshja financiare, e njohur si Lista e Kërkesave Primare të Ukrainës (PURL), mbledh kontribute nga vendet anëtare të NATO-s, përveç Shteteve të Bashkuara, për të blerë armë, municione dhe pajisje amerikane.

“Ne kemi marrë më shumë se 2 miliardë dollarë nga partnerët tanë posaçërisht për programin PURL”, tha Zelensky në një konferencë të përbashkët për shtyp në Kiev me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

“Do të marrim fonde shtesë në tetor. Mendoj se do t’i kemi diku rreth 3.5–3.6 miliardë dollarë”, theksoi ai.

Zelensky nuk dha hollësi për armët do të vijnë në dërgesat e para, por theksoi se ato do të përmbajnë raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore, Patriot, dhe municione për Sistemet e Raketave të Artilerisë me Lëvizshmëri të Lartë (HIMARS).

Përfundimi i luftës në Ukrainë duket ende larg, pavarësisht përpjekjeve për paqe të udhëhequra nga SHBA për muaj të tërë.

Sistemet Patriot janë thelbësore për t’u mbrojtur nga sulmet raketore ruse, ndërsa sistemet HIMARS kanë forcuar ndjeshëm aftësinë e ushtrisë ukrainase për goditje të sakta.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, përsëriti gatishmërinë e Rusisë për bisedime për paqe, duke u thënë gazetarëve të mërkurën se “ne mbetemi të hapur për negociata dhe preferojmë ta zgjidhim krizën ukrainase me mjete politike dhe diplomatike”.

Megjithatë, Moska i ka kundërshtuar propozimet kryesore, prandaj edhe bisedimet për paqe kanë ngecur.

Ndërkohë, sulmet më të fundit ajrore ruse gjatë natës shkaktuan ndërprerje në shërbimet hekurudhore dhe energjetike të Ukrainës, thanë zyrtarët të mërkurën. Përveç kësaj, një bombë ruse goditi një qytet në rajonin jugor të Hersonit, duke i plagosur tri gra dhe një vajzë 3-vjeçare, bëri të ditur kreu rajonal, Oleksandr Prokudin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjate 24 oreve nje aksident me fatalitet dhe 29 me te lenduar 68cb0e64e2f6c
Lajmi i mëparshëm

Gjatë 24 orëve një aksident më fatalitet dhe 29 me të lënduar

crregullimet hormonale xhindosen pronarin kompanise pushohet nga puna 50 vjecarja ne britani 68cb112e94f91
Lajmi i radhës

Çrregullimet hormonale “xhindosën” pronarin kompanisë, pushohet nga puna 50-vjeçarja në Britani

Të fundit nga

ShkoLartë