zelensky para takimit me trump forcimi i sigurise se ukraines afron fundin e luftes 68f24813cdee5

Zelensky para takimit me Trump: Forcimi i sigurisë së Ukrainës afron fundin e luftës

October 17, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në prag të një takimi vendimtar me homologun amerikan, Donald Trump për të diskutuar blerjen e raketave amerikane më të fuqishme, shprehet se furnizimi i sistemeve të mbrojtjes ajrore për Ukrainën do të ndihmojë në shpëtimin e jetëve.

Zelensky tha dje se çdo vendim që mund të forcojë Ukrainën “e afron fundin e luftës”, duke shtuar se siguria e Ukrainës mund të “garantohet nëse zbatohet gjithçka për të cilën kemi rënë dakord, përfshirë këtu në Uashington”.

Po ashtu ai tha se po takohej me përfaqësues të kompanive amerikane të mbrojtjes për të diskutuar “furnizime shtesë të sistemeve të mbrojtjes ajrore” për Ukrainën.

Gjithashtu Zelensky tha se Rusia nisi një “turmë dronësh” në qytetin e tij të lindjes, Kryvyi Rih, gjatë natës deri në mëngjesin e sotëm sipas kohës lokale, duke goditur infrastrukturën civile.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

microsoft sulmet kibernetike ruse kunder anetareve te nato s jane rritur me 25 68f247ce02f40
Lajmi i mëparshëm

Microsoft: Sulmet kibernetike ruse kundër anëtarëve të NATO-s janë rritur me 25%

akuzohet per nxjerrjen e informacioneve te klasifikuara john bolton paraqitet ne gjykaten federale ne maryland 68f249cde2691
Lajmi i radhës

Akuzohet për nxjerrjen e informacioneve të klasifikuara, John Bolton paraqitet në gjykatën federale në Maryland

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë