zelensky nese arrihet nje marreveshje jemi gati ta nenshkruajme edhe javen tjeter 696a409485fb7

Zelensky: Nëse arrihet një marrëveshje, jemi gati ta nënshkruajmë edhe javën tjetër

January 16, 2026
1 minut lexim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur gatishmërinë e Kievit për të nënshkruar një marrëveshje paqeje me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, në deklaratat e bëra të premten.

Sipas tij, dokumentet për një marrëveshje mes Ukrainës dhe SHBA-së mund të nënshkruhen që javën e ardhshme, nëse arrihet konsensusi përkatës deri atëherë. Zelensky theksoi se një marrëveshje që do t’i jepte fund përplasjeve luftarake në Ukrainë mund të ratifikohet në qytetin zviceran të Davosit, ku liderë botërorë, përfshirë edhe Donald Trump, do të mblidhen për Forumin Ekonomik Botëror (19–23 janar).

Ai bëri gjithashtu të ditur se një delegacion ukrainas është tashmë në rrugë drejt SHBA-së për bisedime lidhur me garancitë e sigurisë dhe një paketë masash për mirëqenien ekonomike. Gjatë këtyre bisedimeve, delegacioni i Kievit shpreson të marrë gjithashtu qartësi mbi qëndrimin e Rusisë.

“Ukraina ka nevojë për garanci sigurie që zgjasin më shumë se mandati i Trump”, u shpreh Zelensky, duke akuzuar njëkohësisht Moskën se po vonon përpjekjet për paqe. Ai shtoi se ultimatumat nuk janë një mënyrë për të ushtruar diplomaci.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pdk gjykimi ne hage te permbyllet me drejtesi dhe liri per clirimtaret 696a408edcb8e
Lajmi i mëparshëm

PDK: Gjykimi në Hagë të përmbyllet me drejtësi dhe liri për çlirimtarët

tensionet mes uashingtonit dhe teheranit protestat ne iran trump mban te hapur skenarin e nderhyrjes ushtarake 696a42461bef0
Lajmi i radhës

Tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit/ Protestat në Iran, Trump mban të hapur skenarin e ndërhyrjes ushtarake

Të fundit nga

ShkoLartë