zelensky mberrin ne kanada takohet me kryeministrin carney perpara bisedimeve me trump kemi kushtet 695054c73d289

Zelensky mbërrin në Kanada, takohet me kryeministrin Carney përpara bisedimeve me Trump: Kemi kushtet…

December 27, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti në Kanada për bisedime në rrugën drejt një takimi me Presidentin amerikan, Donald Trump, disa orë pasi Rusia bombardoi Kyiv-in me dronë dhe raketa, në sulmin e fundit mbi kryeqytetin.

Rusia gjithashtu pretendoi të kishte arritur fitore të reja në terren, duke marrë nën kontroll dy qytete në lindje të Ukrainës, Myrnograd dhe Guliaipole.

Zelensky deklaroi se sulmet ruse tregojnë se Moska nuk ka ndërmend të ndalojë pushtimin, i cili ka nisur në shkurt 2022 dhe ka shkaktuar dhjetëra mijëra viktima.

Para takimit të planifikuar me Trump në Florida të dielën, Zelensky takoi në Halifax kryeministrin kanadez, Mark Carney, i cili tha se sulmi i fundit rus tregon rëndësinë e qëndrimit pranë Ukrainës.

“Kemi kushtet për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, por kjo kërkon një Rusinë të gatshme, dhe barbaria që pamë gjatë natës tregon se sa e rëndësishme është që të mbështesim Ukrainën”, tha Carney.

Sulmet e natës mbi Kyiv-in shkaktuan dy të vdekur, dëmtime në qindra ndërtesa dhe institucione, dhe ndërprerje energjie për mbi një milion banorë, gjatë temperaturave të ulëta.

Kryetari i qytetit, Vitaliy Klitschko, tha se u goditën rreth 2,600 ndërtesa rezidenciale dhe mbi 300 shkolla dhe institucione sociale.

Zelensky shtoi se rreth 500 dronë dhe 40 raketa goditën kryeqytetin dhe rrethinën.

Rusia tha se përdori raketa hipersonike dhe dronë për të goditur infrastrukturën dhe objektivat ushtarake të Ukrainës.

 


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kanadaja i dergon ukraines 2 5 miliarde dollare ndihme 695053134aafa
Lajmi i mëparshëm

​Kanadaja i dërgon Ukrainës 2.5 miliardë dollarë ndihmë

zbulohet se mumia otzi ishte e infektuar me papilloma virus 69505904201d0
Lajmi i radhës

Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus

Të fundit nga

Simeone gjen sulmuesin

Atletico Madrid dhe Roma po punojnë për të finalizuar një shkëmbim interesant për të dy ekipet brenda merkatos së janarit, sipas asaj që zbulon “SportMediaset”. “Colchoneros” pëlqejnë shumë artem Dovbyk, i cili
ShkoLartë