zelensky leviz drejt zonave tdemilitarizuara ne planin e paqes per ukraine 694bee138157c

Zelensky lëviz drejt zonave t`demilitarizuara në planin e paqes për Ukrainë

December 24, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dhënë detaje mbi një plan të përditësuar paqeje që ofron mundësinë për tërheqjen e trupave ukrainas nga lindja, gjë që Moska e ka kërkuar.

Duke shpjeguar planin me 20 pika, të dakordësuar nga negociatorët amerikanë dhe ukrainas në Florida gjatë fundjavës, Zelensky tha se rusët do të përgjigjen të mërkurën, pasi amerikanët të kenë biseduar me ta, raporton BBC.

Duke e përshkruar planin si “kornizën kryesore për përfundimin e luftës”, Zelensky tha se ai propozon garanci sigurie nga SHBA, NATO dhe vendet evropiane për një reagim të koordinuar ushtarak nëse Rusia pushton sërish Ukrainën.

Për çështjen kryesore të lindjes së Ukrainës, Donbas, Zelensky tha se një “zonë ekonomike e lirë” është një opsion potencial.

Ai u tha gazetarëve se, duke qenë se Ukraina ishte kundër tërheqjes, negociatorët amerikanë po kërkonin të krijonin një zonë të demilitarizuar ose një zonë ekonomike të lirë. Çdo zonë nga e cila do të tërhiqeshin trupat ukrainase duhet të kontrollohej nga Ukraina, theksoi ai.

“Ka dy opsione,” tha Zelensky, “ose lufta vazhdon, ose do të duhet të vendoset diçka për të gjitha zonat potenciale ekonomike.”

Plani me 20 pika shihet si një përditësim i një dokumenti fillestar me 28 pika, të dakordësuar nga i dërguari amerikan Steve Witkoff me rusët disa javë më parë, i cili u konsiderua gjerësisht si i orientuar fort drejt kërkesave të Kremlinit.

Rusët kanë insisituar që Ukraina të tërhiqet nga gati një e katërta e territorit të saj në rajonin lindor të Donetskut në këmbim të një marrëveshjeje paqeje. Pjesa tjetër është tashmë nën okupim rus.

Çështje të ndjeshme, përfshirë pyetje mbi territorin, do të duhej të zgjidhen “në nivelin e udhëheqësve”, por drafti i ri do t’i siguronte Ukrainës garanci të forta sigurie dhe një forcë ushtarake prej 800,000 vetash, shpjegoi Zelensky.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

protesta e punetoreve te kek ut kerkohet rritje e pagave dhe permiresim i kushteve te punes 694bedff73941
Lajmi i mëparshëm

Protesta e punëtorëve të KEK-ut: Kërkohet rritje e pagave dhe përmirësim i kushteve të punës

shba iu hoqi vizat zyrtareve europiane qe hartuan aktin e sherbimeve digjitale reagon macron sulm ndaj sovranitetit tone digjital 694befe9aea9f
Lajmi i radhës

SHBA iu hoqi vizat zyrtarëve europianë që hartuan Aktin e Shërbimeve Digjitale, reagon Macron: Sulm ndaj sovranitetit tonë digjital

Të fundit nga

ShkoLartë