zelensky kerkon vend ne tryezen e alaskes shba takimi vetem me putin 6899c153f310a

Zelensky kërkon vend në tryezën e Alaskës, SHBA: Takimi vetëm me Putin

August 11, 2025
min lexim

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski siguroi mbështetjen diplomatike të Europës dhe NATO-s, në prag të takimit Trump-Putin këtë të premte, ku Kievi druhet se do diktohen kushtet për ti dhënë fund luftës mbi 3-vjeçare.



Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë bëri të ditur se presidenti amerikan është i hapur për pjesëmarrjen e Zelenskit në takim e 15 gushtit në Alaskë, por se përgatitjet po bëhen vetëm për një takim dypalësh.

Presidenti Zelenski ritheksoi nevojën për shtim të presionit dhe sanksioneve ndaj Rusisë, pasi 12 persona mbetën të plagosur në një sulm të Moskës në rajonin e Zaporizhias, të dielën.

“Ne i kuptojmë qartë kërcënimet. Të gjithë partnerët tanë i kuptojnë kërcënimet po aq qartë. Të gjithë e shohin se nuk ka pasur asnjë hap të vërtetë nga Rusia drejt paqes, asnjë veprim në tokë apo në ajër që mund të shpëtojë jetë. Kjo është arsyeja pse nevojiten sanksione, nevojitet presion, nevojitet forcë. Forca, para së gjithash, e Shteteve të Bashkuara, forca e Evropës, forca e të gjitha kombeve në botë që duan paqe dhe stabilitet në marrëdhëniet ndërkombëtare”, tha Zelensky.

Teksa kërkon një vend në tryezën e Alaskës, Zelenski e bën të qartë se, çdo vendim i marrë pa Ukrainën do të ishte i vdekur.

Lideri i Kremlinit ka përjashtuar një takim me Zelenskin, duke thënë se kushtet për diçka të tillë janë ende larg përmbushjes. Kievi dhe europianët janë shqetësuar me sugjerimet se pala amerikane dhe ruse do të diskutojnë mbi një marrëveshje që përfshin shkëmbime territoresh.

Siç po raportohet në media, Shtetet e Bashkuara kanë propozuar që Rusia të përetësojë rajonin lindor të Donbasit, dhe të mbajë kontrollin e Krimesë. Por presidenti Zelenski thotë se nuk do të lëshojnë territor për pushtuesit.

Më herët liderët e Britanisë, Francës, Gjermanisë, Polonisë dhe Finlandës, deklaruan se çdo zgjidhje diplomatike duhet të mbrojë interesat e sigurisë së Ukrainës dhe Europës.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Mark Rute, tha se marrëveshja nuk mund te garantoje njohjen e ligjshme të kontrollit rus mbi tokën ukrainase, edhe pse mund të përfshije njohjen defacto. Ai tha se takimi i se premtes do te tregojë se sa serioz është Putini për t’i dhënë fund luftës.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarret rama zjarrvenien do te duhet ta barazojme me vrasjen ne kodin penal 6899c02808441
Lajmi i mëparshëm

Zjarret, Rama: Zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal

me 12 dhe 14 gusht maturantet do te testohen per maturen shteterore ne rmv 6899c1cc22307
Lajmi i radhës

Më 12 dhe 14 gusht maturantët do të testohen për maturën shtetërore në RMV

Të fundit nga

ShkoLartë