zelensky i gatshem per bisedime te sinqerta me shba ne per ti dhene fund luftes ne ukraine 6920183442b26

Zelensky i gatshëm për ‘bisedime të sinqerta’ me SHBA-në për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

November 21, 2025
1 minut lexim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se është gati për “punë të ndershme” me SHBA-në, pasi mori një draft plani paqeje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Disa media amerikane raportojnë se sipas planit, Kievi do të hiqte dorë nga zonat e Donbasit në Ukrainën lindore që ende i kontrollon, do të zvogëlonte madhësinë e ushtrisë së saj dhe do të zotohej të mos i bashkohej NATO-s, shkruan BBC.

Nuk ishte e qartë se sa e përfshirë ka qenë Ukraina në hartimin e planit, por Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se SHBA-të ishin angazhuar “në mënyrë të barabartë me të dyja palët”.

Në një deklaratë të veçantë, zyra e Zelensky tha se Ukraina kishte “rënë dakord të punonte mbi dispozitat e planit në një mënyrë që do të sillte një fund të drejtë të luftës”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kushte atmosferike te paqendrueshme dhe vranesira parashikimi i motit per kete te premte 692017c5a36f6
Lajmi i mëparshëm

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të premte

gazetari kroat publikon fotot dhe videot e vucic presidenti serb akuzohet se ishte pjese e nje grupi snajperistesh qe vriste civile boshnjake ne sarajve 692019e8d61e7
Lajmi i radhës

Gazetari kroat publikon fotot dhe videot e Vuçiç, presidenti serb akuzohet se ishte pjesë e një grupi snajperistësh që vriste civilë boshnjakë në Sarajvë

Të fundit nga

ShkoLartë