zelensky disa dokumente per ti dhene fund luftes gati per nenshkrim ne janar 6954d433a7a00

Zelensky: Disa dokumente për t’i dhënë fund luftës gati për nënshkrim në janar

December 31, 2025
1 minut lexim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se disa nga dokumentet që synojnë zgjidhjen e luftës, të zhvilluara gjatë procesit të negociatave, do të jenë gati për t’u nënshkruar në janar.

Zelensky gjatë një konference për shtyp online më 30 dhjetor, siç raportohet nga European Pravda, foli për hapat diplomatikë të planifikuar për muajin e ardhshëm.

“Ne propozojmë këtë: këshilltarët takohen në janar, udhëheqësit takohen në janar. Ne besojmë se janari ofron mundësinë që udhëheqësit e Evropës, Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës të takohen të gjithë së bashku. Ka dokumente që patjetër do të jenë gati në janar për nënshkrim”, shtoi presidenti ukrainas.

Zelensky nuk i specifikoi dokumentet.

Ai tha se “tani varet nga aftësia dhe gatishmëria e palëve për të nënshkruar”.

Lideri ukrainas tha se i kishte përcjellë presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe udhëheqësve evropianë gatishmërinë e tij për “çdo format takimi me Putinin”.

“Nuk kam frikë nga asnjë format i takimit tonë. Gjëja kryesore është që rusët të mos kenë frikë të takohen”, shtoi për fund ai. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kurti masakra ne lagjen e boshnjakeve nuk do te harrohet 6954d41e2d34e
Lajmi i mëparshëm

Kurti: Masakra në Lagjen e Boshnjakëve nuk do të harrohet

nata e nderrimit te viteve ja cilat jane vendet qe do te mirepresin te parat 2026 en 6954d5e67ed9a
Lajmi i radhës

Nata e ndërrimit të viteve, ja cilat janë vendet që do të mirëpresin të parat 2026-ën

Të fundit nga

ShkoLartë