zelensky amerikanet dhe ruset thone te terhiqemi nga donbasi qe te perfundoje lufta 699a2d06a801f

Zelensky: Amerikanët dhe rusët thonë të tërhiqemi nga Donbasi që të përfundojë lufta

February 22, 2026
1 minut lexim

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskykëmbëngul  se Ukraina nuk po e humbet luftën kundër Rusisë.



“Nuk mund të thuash se po e humbasim luftën. Sinqerisht, nuk po e humbasim. Pyetja është nëse do të fitojmë. Kjo është pyetja, por është një pyetje shumë e kushtueshme”, tha Zelensky për AFP, sipas mediave ukrainase.

Zelensky pranoi tensionin në rritje të konfliktit, ndërsa Rusia intensifikon sulmet ndaj infrastrukturës energjetike.

Ai përshkroi gjithashtu presionin diplomatik që rrethon Donbasin.

“Si amerikanët ashtu edhe rusët thonë se nëse doni që lufta të mbarojë nesër, largohuni nga Donbasi”, theksoi Zelensky.

Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje rezistencën ukrainase në fushën e betejës.

“Sot mund ta përgëzoj ushtrinë tonë para së gjithash, të gjitha forcat mbrojtëse – sepse që nga sot, 300 kilometra katrorë janë çliruar”, tha ai për përparimet përgjatë frontit jugor. 

Më 18 shkurt, përfundoi raundi i tretë i bisedimeve në Gjenevë midis Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Edhe pse i dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, kishte shprehur optimizëm për bisedimet të cilat zgjatën rreth dy orë, si pala ruse ashtu edhe ajo ukrainase treguan se ato kishin qenë “të vështira”.

Moska dhe Kievi mbeten larg njëri-tjetrit për çështjet kryesore të territorit dhe kushtet e një armëpushimi të mundshëm në konfliktin katërvjeçar.

Rusia ka kërkuar kontroll të plotë të Donbasit lindor të Ukrainës, i përbërë nga rajonet e Donetskut dhe Luhanskut. Kievi e ka refuzuar prej kohësh këtë kërkesë, pasi për ta kjo do të ishte të heqësh dorë nga territori sovran ukrainas.

Një tjetër pikë ngërçi në bisedime është statusi i centralit bërthamor të Zaporizhzhisë. Termocentrali, më i madhi në Evropë ndodhet në vijën e frontit dhe ka qenë nën kontrollin rus që nga marsi i vitit 2022.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gashi vlen i do te qendroj edhe gjate kohe ne skenen politike 699a2ca3e9019
Lajmi i mëparshëm

Gashi: VLEN-i do të qëndroj edhe gjatë kohë në skenën politike

bie interesimi per vaksinimin e femijeve ne kumanove 699a32fb26434
Lajmi i radhës

Bie interesimi për vaksinimin e fëmijëve në Kumanovë

Të fundit nga

Kamberi asiston në fitoren e Zurich-ut

Skuadra e Zurich ka triumfuar në udhëtim, me rezultat 2:1 ndaj Grasshoppersit. Futbollisti Lindrit Kamberi, Valon Berisha e Bledian Krasniqi, u paraqitën nga minuta e parë për Zurich sikurse Samuel Krasniqi për
ShkoLartë