zekolli shaqiri vlen siguroi rreth 50 milione euro investime per komunat me shumice shqiptare 6870027145780

Zekolli-Shaqiri: VLEN siguroi rreth 50 milionë euro investime për komunat me shumicë shqiptare

July 10, 2025
1 minut lexim

Në kuadër të thirrjes së Qeverisë për mbështetje të pushtetit lokal, nëpërmjet Ministrisë së Transportit, janë siguruar rreth 50 milionë euro për komunat me shumicë shqiptare, kështu tha zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri

Zekolli sqaroi se me këto mjete do të përkrahen 238 projekte.

Kjo pako përfshin 238 projekte konkrete në mbi 20 komuna shqiptare dhe komuna me përqindje të lartë të popullatës shqiptare, me një buxhet të përgjithshëm prej mbi 3.miliardë denarësh, apo mbi 50 milionë euro. Projektet e miratuara përfshijnë: Ndërtimin dhe rikonstruimine rrugëve lokale, zgjerimin e rrjeteve të ndriçimit publik, konstruktimin e urave dhe kanaleve të ujërave të zeza dhe atmosferike, investime në infrastrukturë jetike, që prekin drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve”, tha mes tjerash Shaqiri.

Sipas Shaqirit, komunat përfituese nga kjo pako investimesh janë:

Çair: 182 milionë denarë

Tetovë: 478 milionë denarë

Gostivar: 382 milionë denarë

Zhelinë: 115 milionë denarë

Saraj: 179 milionë denarë

Dibër: 120 milionë denarë

Bogovinë: 116 milionë denarë

Studeniçan: 129 milionë denarë

Dollnen: 97 milionë denarë

Kërçovë: 292 milionë denarë

Vrapçisht: 85 milionë denarë

Butel: 138 milionë denarë

Bërvenicë: 58 milionë denarë

Haraçinë: 53 milionë denarë

Likovë: 141 milionë denarë

Strugë: 183 milionë denarë

Tearcë: 55 milionë denarë

Çashkë: 36 milionë denarë

Shuto Orizarë: 177 milionë denarë

Sopishtë: 35 milionë denarë

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

permbytje te medha ne kine me shume se 10 mije persona te evakuuar lumenjte ne nivele kritike 686ffbe210305
Lajmi i mëparshëm

Përmbytje të mëdha në Kinë: Më shumë se 10 mijë persona të evakuuar, lumenjtë në nivele kritike

charlize theron po e shijoj seksin sic nuk e kam shijuar kurre ne te 20 at apo 30 at e mia 687003d8c20bf
Lajmi i radhës

Charlize Theron: “Po e shijoj seksin siç nuk e kam shijuar kurrë në të 20-at apo 30-at e mia”

Të fundit nga

ShkoLartë