zekolli shaqiri vlen siguroi 50 milione euro per komunat me shumice shqiptare 686fd50146f0d

Zekolli-Shaqiri: VLEN siguroi 50 milionë euro për komunat me shumicë shqiptare

July 10, 2025
1 minut lexim

Shkup, 10 korrik – Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri thotë se në kuadër të thirrjes së Qeverisë për mbështetje të pushtetit lokal, nëpërmjet Ministrisë së Transportit, janë siguruar rreth 50 milionë euro për komunat me shumicë shqiptare. Zekolli thotë se me këto mjete do të përkrahen 238 projekte.

“Kjo pako përfshin 238 projekte konkrete në mbi 20 komuna shqiptare dhe komuna me përqindje të lartë të popullatës shqiptare, me një buxhet të përgjithshëm prej mbi 3.miliardë denarësh, apo mbi 50 milionë euro. Projektet e miratuara përfshijnë: Ndërtimin dhe rikonstruimine rrugëve lokale, zgjerimin e rrjeteve të ndriçimit publik, konstruktimin e urave dhe kanaleve të ujërave të zeza dhe atmosferike, investime në infrastrukturë jetike, që prekin drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve”, tha mes tjerash Shaqiri.

Sipas Shaqirit, komunat përfituese nga kjo pako investimesh janë:

Çair: 182 milionë denarë
Tetovë: 478 milionë denarë
Gostivar: 382 milionë denarë
Zhelinë: 115 milionë denarë
Saraj: 179 milionë denarë
Dibër: 120 milionë denarë
Bogovinë: 116 milionë denarë
Studeniçan: 129 milionë denarë
Dollnen: 97 milionë denarë
Kërçovë: 292 milionë denarë
Vrapçisht: 85 milionë denarë
Butel: 138 milionë denarë
Bërvenicë: 58 milionë denarë
Haraçinë: 53 milionë denarë
Likovë: 141 milionë denarë
Strugë: 183 milionë denarë
Tearcë: 55 milionë denarë
Çashkë: 36 milionë denarë
Shuto Orizarë: 177 milionë denarë
Sopishtë: 35 milionë denarë

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

toshkovski zjarret jane pjese e nje skenari te caktuar qe synohet te realizohet ne maqedoni 686fcfd1854ac
Lajmi i mëparshëm

Toshkovski: Zjarret janë pjesë e një skenari të caktuar që synohet të realizohet në Maqedoni

lokalet ne tirane mbyllen ne shenje proteste rrezikohen 600 vende pune 686fde5ae036b
Lajmi i radhës

Lokalet në Tiranë mbyllen në shenjë proteste: Rrezikohen 600 vende pune

Të fundit nga

ShkoLartë