photo output 7

Zekolli-Shaqiri: Revolucion urban në Çair, 25 milionë euro për sheshin Skënderbeu dhe parkingun gjigant nëntokësor

September 15, 2025
1 minut lexim

Çairi hyn në një epokë të re zhvillimi me projektin më kapital që është realizuar ndonjëherë në këtë komunë. Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ka bërë të ditur se është hapur thirrja për tenderimin e fazës së tretë të sheshit “Skënderbeu”, një investim historik prej mbi 25 milionë eurosh, që përfshin edhe ndërtimin e parkingut modern nëntokësor.

“Ky projekt madhor do t’i japë sheshit “Skënderbeu” një funksion tërësisht të ri, duke e transformuar në një hapësirë të hapur për qytetarët, të përshtatshme për tubime, manifestime dhe ngjarje kulturore. Me këtë ndërhyrje, parkimi mbi sipërfaqe do të zhduket, duke u zëvendësuar me një shesh bashkëkohor që gjallëron jetën publike në Çair,” ka shkruar Zekolli-Shaqiri.

Sipas zv/ministres së Transportit, parkingun e ri nëntokësor do ta përbëjnë dy nivele me sipërfaqe prej 12.520 metrash katrorë dhe kapacitet për mbi 400 automjete. Ky standard modern do të zgjidhë përfundimisht problemin e mungesës së vendeve të parkimit në zonën e Çarshisë, duke përmirësuar qasjen dhe duke nxitur funksionin tregtar e kulturor të njërës prej zonave më të rëndësishme të kryeqytetit.

“Investimi financohet tërësisht nga Qeveria dhe Ministria e Infrastrukturës, për shkak të përmasave dhe rëndësisë së veçantë të projektit. Ky është shembulli më i mirë i qeverisjes sonë me përgjegjësi. Ne nuk bëjmë vetëm premtime, por realizojmë vepra që e modernizojnë Çairin dhe e bëjnë një komunë të denjë për qytetarët e saj,” ka shkruar më tej Zekolli-Shaqiri.

Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri gjithashtu ka thënë se me këtë projekt transformues, Çairi bëhet më modern, më funksional dhe në shërbim të përditshmërisë së çdo qytetari.

IMG 9734

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dphm vijon periudhe e motit kryesisht me diell 68c82439b62a1
Lajmi i mëparshëm

DPHM: Vijon periudhë e motit kryesisht me diell

45b85656 2ae5 4109 854a a74175ea73ee
Lajmi i radhës

Gazi Baba e pret Izet Mexhitin me dashuri, respekt dhe kafe shqiptare

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë