Zekirja Shaini

Zekirija Shaini demanton Arbër Ademin: Plagosja ime nuk ka prapavijë politike!

October 8, 2025
1 minut lexim

Mjeku dhe bartësi i listës së AKI-së në Kumanovë, dr. Zekirija Shaini, ka reaguar pas deklaratës së bashkëpartiakut të tij, Arbër Ademi, i cili më herët e kishte cilësuar ngjarjen e djeshme si “atentat politik” ndaj një anëtari të partisë, informon televizioni Shenja.

Në reagimin e tij publik, Shaini e mohoi kategorikisht që plagosja e tij të ketë lidhje me ndonjë përplasje politike, duke theksuar se bëhet fjalë për një sulm të pabesë nga persona të maskuar dhe se ai nuk ka asnjë armiqësi me askënd.

“Dje u godita në pabesi nga persona të maskuar. Dua t’ju siguroj se unë nuk kam hak ndaj askujt, e as nuk i kam prekur kujt familjen apo nderin – për këtë e kam dëshmitar vetëm Zotin. Jemi në periudhë fushate zgjedhore, por nuk dua që kjo ngjarje të marrë ngjyrime politike. Nuk kam armiqësi politike me askënd”, deklaroi Shaini, i cili tashmë është liruar nga spitali dhe ndodhet në kujdes shtëpiak.

Ai u bëri apel organeve të rendit që ta zbardhin rastin sa më shpejt, ndërsa kërkoi nga bashkëpartiakët e tij që të përmbahen nga politizimi i ngjarjes.

Me këtë qëndrim, Shaini praktikisht i kundërvihet narrativës së Arbër Ademit, i cili më herët kishte deklaruar se “plagosja e anëtarit të AKI-së nuk është incident i thjeshtë, por atentat politik”.

Burimi: TV Shenja

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

KOMUNA BUTEL
Lajmi i mëparshëm

Kostovski: Vazhdojmë me vendosjen e “policëve të shtrirë” në territorin e komunës së Butelit (FOTO)

izet mexhiti cairi do te kete ciklin me te madh te investimeve ne arsim 68e65ff6884cf
Lajmi i radhës

Izet Mexhiti: Çairi do të ketë ciklin më të madh të investimeve në arsim

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë