zekerija berisha keshilli i shkupit miraton vendime per sherbime me efikase 693a173408c4e

Zekerija Berisha: Këshilli i Shkupit miraton vendime për shërbime më efikase

December 11, 2025
1 minut lexim

Këshilltari në Qytetin e Shkupit Zekerija Berisha, ka njoftuar se në seancën e fundit të këshillit janë miratuar disa vendime me rëndësi për funksionimin efikas të qytetit dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.
“Ne, këshilltarët e VLEN-it, ishim të përkushtuar dhe kontribuam aktivisht në mbështetjen e çdo vendimi që sjell transparencë, bashkëpunim ndërinstitucional, përmirësim të higjienës komunale, rritje të qasjes për personat me aftësi të kufizuara, si dhe modernizim të shërbimeve publike.
Përkrahëm iniciativat për subvencionimin e ndërmarrjeve publike, përmirësimin e rendit komunal, përforcimin e inspektorateve, si dhe pranim-dhurimin e mjeteve dhe pajisjeve të reja që do t’i shërbejnë qytetarëve. Gjithashtu, mbështetëm programet lehtësuese për transportin dhe parkimin e personave me aftësi të kufizuara, e ky është një hap i rëndësishëm drejt një qyteti më gjithëpërfshirës.
VLEN mbetet zë i qytetarëve dhe garanton se çdo vendim i ynë është në funksion të një qyteti më të pastër, më të organizuar dhe më social”, ka shkruar Berisha.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pse te ka marre shteti gjerman vazhdon debati i ashper mes labit dhe elijones 693a0ddeea05a
Lajmi i mëparshëm

“Pse të ka marrë shteti gjerman”, vazhdon debati i ashpër mes Labit dhe Elijonës

aktakuze absurde ish ministrat saracini ne 2012 nuk ka dhene licence per ate objekt bekteshi ne momentin e nenshkrimit ka qene jashte shtetit licencat jane faksimile 693a1e85777b7
Lajmi i radhës

“Aktakuzë absurde”? Ish-ministrat, Saraçini në 2012 nuk ka dhënë licencë për atë objekt, Bekteshi në momentin e nënshkrimit ka qenë jashtë shtetit, licencat janë faksimile

Të fundit nga

ShkoLartë