zekerija berisha do te jem ze i fuqishem per sarajin ne keshillin e qytetit te shkupit 68eeb974b96be

Zekerija Berisha: Do të jem zë i fuqishëm për Sarajin në Këshillin e Qytetit të Shkupit

October 14, 2025
1 minut lexim

Bartësi i listës së koalicionit VLEN për Këshillin e Qytetit të Shkupit, Zekerija Berisha, ka zhvilluar një takim me banorët e Arnaqisë në Komunën e Sarajit, ku ka theksuar vendosmërinë e tij për të përfaqësuar me dinjitet dhe zë të fuqishëm këtë zonë në institucionet vendore.

“Sonte zhvilluam një takim me banorët e Arnaqisë në Komunën e Sarajit. Si këshilltar i ardhshëm i koalicionit VLEN në Qytetin e Shkupit, do të jem zë i fuqishëm për këtë zonë dhe do të inicioj e përkrah çdo projekt që sjell zhvillim dhe kushte më të mira për banorët e Sarajit,” deklaroi Berisha.

Ai theksoi se prioritetet e tij do të përfshijnë përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e cilësisë së shërbimeve publike dhe mbështetjen e iniciativave komunitare që kontribuojnë në mirëqenien e qytetarëve.

“Një zë për Sarajin! Një zë për Qytetin e Shkupit!”, përfundoi Berisha, duke nënvizuar se përfaqësimi i drejtë dhe efikas i çdo lagjeje të Shkupit është thelbi i vizionit të tij për një qytet më të zhvilluar e të barabartë për të gjithë.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

merr fund armiqesia mes oltes dhe kiares ja cfare ndodhi 68eeaff366f70
Lajmi i mëparshëm

Merr fund ‘armiqësia’ mes Oltës dhe Kiarës, ja çfarë ndodhi

leshohet ne perdorim rruga pallatice zheline sejdiu projekt i rendesishem qe nxit zhvillimin lokal 68eeb9f22c774
Lajmi i radhës

Lëshohet në përdorim rruga Pallaticë- Zhelinë, Sejdiu: Projekt i rëndësishëm që nxit zhvillimin lokal

Të fundit nga

ShkoLartë