zedhenesja venera azizi per mbeturinat institucionet te veprojne sipas konkluzave te qeverise 68f7c3720170e

Zëdhënësja Venera Azizi për mbeturinat : Institucionet të veprojnë sipas konkluzave të Qeverisë

October 21, 2025
1 minut lexim

Në lidhje me problemin e mbledhjes dhe transportimit të mbeturinave komunale në territorin e Qytetit të Shkupit, Qeveri në mbledhjen e sotme ka Obliguar Inspektoratin Shtetëror Komunal, Inspektorati Shtetëror për Mjedisin Jetësor, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe Instituti i Shëndetit Publik, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, sipas kompetencave të tyre ligjore, që menjëherë të fillojnë mbikëqyrje të koordinuar inspektuese të jashtëzakonshme në territorin e Qytetit të Shkupit, me qëllim të konstatimit të situatës me mbeturinat komunale dhe lloje të tjera të mbeturinave dhe ndërmarrjen e masave dhe veprimeve të përshtatshme. Kështu ka deklaruar pët Televizionin Alsat zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi.

Ajo ka informuar edhe se gjithashtu, obligohet edhe Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, ndërsa u bëhet thirrje sektorit të inspektoratit të Qytetit të Shkupit, që të veprojnë sipas kompetencave ligjore dhe të shqyrtojnë punën e NP Higjiena Komunale-Shkup dhe të kryetarit të Qytetit të Shkupit lidhur me mosmbledhjen e mbeturinave komunale, e cila shkakton rrezik për shëndetin e njerëzve.

“Situata është alarmante dhe megjithëse kompetenca është e Qytetit të Shkupit, për shkak të mosveprimit të vazhdueshëm, i bëjmë thirrje institucioneve të veprojnë menjëherë sipas konkluzave të Qeverisë”, tha Azizi.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gashi diskutime mbi prioritetet parlamentare me ambasadorin e zvicres 68f7c2cf7a166
Lajmi i mëparshëm

Gashi: Diskutime mbi prioritetet parlamentare me ambasadorin e Zvicrës

nuk na merr malli per putinin rama ne komunizem i cilesuam sovjetiket si tradhtare ishim te vetmit qe nuk e braktisem stalinin 68f7c4d46a6ed
Lajmi i radhës

“Nuk na merr malli për Putinin”/ Rama: Në komunizëm, i cilësuam sovjetikët si tradhtarë. Ishim të vetmit që nuk e braktisëm Stalinin

Të fundit nga

Të martën, reshje shiu me intensitet dhe dëborë

I gjithë vendi vijon të jetë nën kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas sinoptikanëve, shiu ndërpritet vetëm ditën e hënë, për t’u rikthyer me intensitet më të lartë të martën. Madje disa qarqe

Struga Trim Lum po humb hapin për titull!?

Një ndeshje interesante, emocionuese dhe e paqartë deri në fund, por me triumf të mysafirëve.  Sileksi i Kratovës fitoi (3:2) në udhëtim ndaj skuadrës shqiptare, Struga Trim Lum. Struga Trim Lum kaloi
ShkoLartë