zbulova miqte e diteve te veshtira veliaj mesazh nga burgu per ditelindjen e tij 69429c328e964

“Zbulova miqtë e ditëve të vështira”, Veliaj mesazh nga burgu për ditëlindjen e tij

December 17, 2025
1 minut lexim

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar përmes një mesazhi nga burgu, me rastin e ditëlindjes së tij, duke falënderuar miqtë dhe mbështetësit për urimet dhe kujdesin ndaj familjes së tij gjatë kësaj periudhe.



“Më gëzuan pa masë letrat dhe urimet tuaja këtu në Durrës, në këtë ditëlindje të pazakontë,” shprehet Veliaj në mesazhin e tij.

Ai falënderon veçanërisht ata që, sipas tij, janë kujdesur për nënën, bashkëshorten dhe djalin e tij të vogël gjatë 10 muajve të fundit.

“Ju falënderoj nga zemra që jeni kujdesur për nënën, bashkëshorten dhe djalin tim të vogël përgjatë këtyre 10 muajve. Vit absurd ky, por zbulova miqtë e ditëve të vështira e që nuk do i harroj kurrë!” thekson Veliaj.

Mesazhin e tij e mbyll me falënderime dhe përqafime për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj kohe.

Kujtojmë që prej shkurtit të këtij viti kryebashkiaku Erjon Veliaj ndodhet në qeli me akuza për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kreret e be se ne bruksel cfare pritet nga samiti detyra per vitet e ardhshme 6942992560fe7
Lajmi i mëparshëm

Krerët e BE-së në Bruksel, çfarë pritet nga samiti? “Detyra” për vitet e ardhshme

punetoret e kru hidrodrini ne greve paralajmeruese 69429e5091b46
Lajmi i radhës

Punëtorët e KRU “Hidrodrini” në grevë paralajmëruese

Të fundit nga

Çfarë i ndodhi Jaguarit?

Jaguar është një markë ikonike e njohur për makinat e saj të bukura sportive dhe limuzinat elegante, por të përmbajtur. E-Type u bë një ikonë, ndërsa F-Type u dallua si një nga
ShkoLartë