Dr. Elizabeth Hawkes, eksperte e bukurisë, thekson sa e rëndësishme është kujdesja për lëkurën poshtë syve, e cila është dukshëm më e hollë se pjesa tjetër e fytyrës sonë
Disa studime tregojnë se disa zakone gjatë heqjes së grimit mund të jenë jashtëzakonisht të dëmshme.
Në botën e bukurisë, shpesh jemi të mbingarkuar me këshilla dhe truke për të përsosur grimin, por çfarë ndodh me heqjen e tij? Ky proces është po aq i rëndësishëm, nëse jo më i rëndësishëm, për shëndetin e lëkurës sonë.
Ajo shpjegon se është thelbësore të shmangim fërkimin ose ushtrimin e presionit të tepruar mbi këtë zonë të ndjeshme. Në vend të kësaj, rekomandon që thjesht të vendosim tamponët e pambuktë të lagur me produktin e duhur mbi sytë.
“Për qepallat e sipërme, mbyllni sytë dhe me një tampon pambuku vetëm shtypni lehtë, pastaj fshijeni butë. Mund t’ju duhet ta përsëritni këtë disa herë për ta hequr plotësisht grimin,” thekson doktoresha.
Ajo shton pse është veçanërisht e rëndësishme të jemi të kujdesshëm me lëkurën poshtë syve.
“Muskuli që ndodhet poshtë është shumë aktiv, pasi është përgjegjës për të rrahurat e qepallave dhe kontraktohet rreth 15.000 herë në ditë. Përveç kësaj, i nënshtrohet një stresi të madh,” shpjegon Elizabeth Hawkes.
Burimi: botasot.info


