zbulohet si ndihet kendall jenner per paraqitjen e kylie t me sytjenat 50 milione dollareshe 6ad722926ee80

Zbulohet si ndihet Kendall Jenner për paraqitjen e Kylie-t me sytjenat 50 milionë dollarëshe

October 20, 2026
1 minut lexim

Kendall Jenner thuhet se është krenare për motrën e saj më të vogël, Kylie Jenner, e cila bëri debutimin në sfilatën e Victoria’s Secret Fashion Show 2026, duke u shfaqur me sytjenat ikonike “Fantasy Bra”, me vlerë prej 50 milionë dollarësh.

Sipas raportimeve të Page Six, një burim pranë modeles ka bërë të ditur se Kendall e ka vlerësuar lart paraqitjen e motrës së saj, duke besuar se ajo shkëlqeu në pasarelë. Madje, para sfilatës, Kylie thuhet se kishte kërkuar këshilla nga Kendall, e cila ka marrë pjesë në tri edicione të mëparshme të këtij spektakli.

Pavarësisht mungesës së Kendall në ngjarjen e këtij viti, burimet thonë se ajo e ka mbështetur plotësisht vendimin e motrës për t’u bërë pjesë e sfilatës.

Image

Kendall Jenner

Ndërkohë, Kylie tërhoqi vëmendjen me sytjenat luksoze, të krijuara nga Jacob & Co., të cilat përmbajnë 4,410 diamante natyrale, përfshirë një diamant të verdhë prej 75.54 karatësh.

Kjo ishte hera e parë që nga viti 2018 që “Fantasy Bra” u rikthye në pasarelën e Victoria’s Secret, duke e bërë paraqitjen e Kylie-t një nga momentet më të komentuara të spektaklit.

Image

Kendall Jenner
Image

Kendall Jenner dhe Kylie
Image

Kylie Jenner

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pas marrjes nga kompania kosovare ndryshime te reja ne tinex kapitali arrin ne 545 milione euro 6ad7228ed3a6d
Lajmi i mëparshëm

Pas marrjes nga kompania kosovare, ndryshime të reja në “Tinex”: Kapitali arrin në 5,45 milionë euro!

vlen paga mesatare u rrit per 18 4 krahasuar me vitin 2024 6ad7232182b59
Lajmi i radhës

VLEN: Paga mesatare u rrit për 18.4% krahasuar me vitin 2024

Të fundit nga

ShkoLartë