zbulohet miqesia e fatjon prendit me alfons ndocin te denuarin qe u vra ne burgun grek 68d83d0269d6b

Zbulohet miqësia e Fatjon Prendit me Alfons Ndocin, të dënuarin që u vra në burgun grek

September 27, 2025
1 minut lexim

Fatjon Prendi, i arrestuar së fundmi në Greqi si kreu i një grupi kriminal që u kap me mbi 1 ton drogë dhe arsenal armësh, rezulton të ketë qenë mik i ngushtë me Alfons Ndocin, 35-vjeçarin shqiptar të vrarë në burgun e sigurisë së lartë në Koridhalo në qershor 2024.

Burime nga hetimet greke kanë zbuluar se Prendi dhe Ndoci kanë pasur një lidhje të afërt miqësore, ndërkohë që të dy konsiderohen emra të njohur për autoritetet greke, për përfshirje në aktivitet kriminal të strukturuar dhe të rrezikshëm, raporton pwr Top Channel, gazetari Artur Bibe.

Alfons Ndoci kishte një profil të lartë kriminal. Në vitin 2014, gjatë një grabitjeje në një dyqan në Elefsina, ai vrau me gjakftohtësi pronarin e dyqanit, vetëm sepse guxoi të kundërshtonte grabitjen.

Në vitin 2018, ai u arratis nga një mjet transporti të të burgosurve në portin e Pireut, së bashku me tre të dënuar të tjerë, gjatë transferimit nga Athina drejt Kretës. Pas një operacioni të forcave speciale greke, ai u kap sërish disa ditë më vonë.

Në qershor të vitit 2023, Ndoci u arrestua bashkë me shtetasin Gerald Jaho, pas një ndjekjeje policore në Athinë. Dyshja u kap me dy pistoleta, një sasi marijuane dhe mbi 16 mijë euro, së bashku me kartëmonedha të huaja. Ata u pikasën në një qendër tregtare nga biznesmeni Tonin Preka, i cili i identifikoi si personat që i kishin grabitur 40 mijë euro në Mykonos.

Ndoci tentoi të arratisej sërish, duke shkaktuar një përplasje me disa automjete, por u arrestua në vend. Në atë kohë, ai kishte mbi vete një urdhër arresti për “grabitje në bashkëpunim”, si dhe dy dënime për “armëmbajtje nga një i burgosur” dhe “vjedhje”, me një total prej tre vitesh burgim.

Zbulimi i lidhjes mes tij dhe Fatjon Prendit ngre dyshime të reja mbi shtrirjen dhe strukturën e rrjeteve kriminale shqiptare në Greqi dhe më gjerë, teksa hetimet ndaj Prendit dhe bashkëpunëtorëve të tij vijojnë intensivisht.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski me porosi deri te kandidatet per kryetare komunash fushata nuk duhet te jete teater i premtimeve boshe 68d83b9397e4f
Lajmi i mëparshëm

Mickoski me porosi deri te kandidatët për kryetarë komunash: Fushata nuk duhet të jetë teatër i premtimeve boshe

granit xhaka befason futbolli nuk eshte kush luan me mire 68d83d54378c6
Lajmi i radhës

Granit Xhaka befason: Futbolli nuk është kush luan më mirë

Të fundit nga

ShkoLartë