zbulohet kamera prane burgut te drenoves dyshohet se u vendos per te monitoruar brian syzon para atentatit ku mbeti i plagosur 6a44c6f5db1b9

Zbulohet kamera pranë burgut të Drenovës, dyshohet se u vendos për të monitoruar Brian Syzon para atentatit ku mbeti i plagosur

July 1, 2026
1 minut lexim

Një kamerë e vendosur pranë burgut të Drenovës dyshohet se është përdorur për të monitoruar lëvizjet e Brian Syzos, i cili u plagos me armë zjarri në Pogradec.

Sipas burimeve, rreth katër ditë më parë policia konstatoi një kamerë të montuar në një nga plepat përgjatë rrugës që të çon në burgun e Drenovës. Pas verifikimit të pamjeve filmike u identifikuan si autorë të vendosjes së saj vëllezërit Nikolla dhe Edison Agolli.

Nga hetimet rezultoi se kamera ishte instaluar për të monitoruar lëvizjet e Brian Syzos, me qëllim që ai të sulmohej në momentin kur do të shkonte për të takuar vëllain e tij, Sindi Syzo, i cili po vuan dënimin në burgun e Drenovës.

Motivi i dyshuar lidhet me hakmarrjen e Nikolla Agollit ndaj Brian Syzos, pas konfliktit që çoi në arrestimin e Sindi Syzos për plagosjen me thikë të Nikolla Agollit në një berberhane.

Ngjarja mori një kthesë të rëndë dy ditë më parë në Pogradec, kur Nikolla Agolli u arrestua pak minuta pasi dyshohet se qëlloi disa herë me armë zjarri ndaj Brian Syzos. Në pranga u vu edhe David Prifti, ndërsa në kërkim janë shpallur Edison Agolli dhe Meardi Berberi, i njohur me nofkën “Koro”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kurti kosova perhere mirenjohese ndaj shba se per partneritetin dhe aleancen 6a44c6732fa55
Lajmi i mëparshëm

Kurti: Kosova përherë mirënjohëse ndaj SHBA-së për partneritetin dhe aleancën

vance shba ja kerkon qe irani te beje leshime domethenese 6a44c786b69c5
Lajmi i radhës

Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse

Të fundit nga

Jack Depp debuton si regjisor

Jack Depp, djali 24-vjeçar i aktorit të njohur Johnny Depp dhe këngëtares e aktores Vanessa Paradis, po ndjek gjurmët e prindërve të tij në botën e kinemasë, por këtë herë pas kamerës.
ShkoLartë