zbulohet identiteti dejanco lazarevski i vrare ne bolivi 689f04a1a8168

Zbulohet identiteti/ Dejanço Lazarevski i vrarë në Bolivi

August 15, 2025
1 minut lexim

Santa Cruz, 15 gusht – Në Santa Cruz, Bolivi, para disa ditësh u vranë brutalisht tre persona nga rajoni, në një likuidim që lidhet me tregtinë e paligjshme të drogës. Mediat lokale sot njoftuan se është konfirmuar identiteti i të vrarëve – Dejanço Lazarevski (43), i njohur si “Maqedonci”, me origjinë nga Strumica, Miljan Gjekić (38) nga Nishi, Serbia, si dhe Vanja Milošević, gjithashtu shtetas serb.

Portali lokal “Red Uno” publikoi fotografi që pretendohet se janë të dy prej viktimave – serbit Gjekić dhe Lazarevskit.

Policia boliviane informoi se trupat e të vrarëve janë gjetur në kuzhinën e një shtëpie me qira, të mbështjellë me qese plastike të zeza. Banorët përpara kësaj kishin raportuar tinguj shqetësues dhe muzikë të lartë që vinte nga shtëpia.

“Janë gjetur tre trupa, të mbështjellë me qese plastike të zeza, të cilët me shumë gjasë ishin përgatitur për transport në një vend tjetër,” tha një burim nga hetimet.

Policia dyshon se plani i vrasësve ishte të zhduknin trupat, por nuk ia dolën sepse u penguan nga ndërhyrja policore.

Sipas “Red Uno”, deri tani për rastin janë arrestuar katër të dyshuar.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tragjedia ne kashmir te pakten 60 te vdekur dhe dhjetera te zhdukur pas permbytjeve shkaterruese 689f0339a2296
Lajmi i mëparshëm

Tragjedia në Kashmir! Të paktën 60 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur pas përmbytjeve shkatërruese

9f7870a2 a5b9 45eb ae3f 3b87fca68faf
Lajmi i radhës

Mexhiti prezantoi avancimet më të reja në monitorimin mjedisor

Të fundit nga

ShkoLartë