zbulohet foleja e prostitucionit ne vlore arrestohen dy kineze procedohet nje tjeter 694ab8459694a

Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Vlorë, arrestohen dy kinezë, procedohet një tjetër

December 23, 2025
1 minut lexim

Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në një apartament në lagjen ‘Pavarësia’, Vlorë.

Uniformat blu kanë arrestuar dy shtetas kinezë, ndërsa është shpallur në kërkim një i tretë.

Nga hetimet u identifikuan 3 autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.
2 prej tyre, shtetasja X. L., 40 vjeçe, banuese në Kinë dhe shtetasi B. W., 31 vjeç, banues në Kinë, u vunë në pranga, ndërsa bashkëpunëtorja, shtetasja K. X., 50 vjeçe, u shpall në kërkim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se shfrytëzonin për prostitucion shtetasen kineze J. G., 52 vjeçe, në një apartament në lagjen “Pavarësia”, të cilin e kishin marrë më qira, për këtë qëllim.

Shtetasja kineze J. G. dhe shtetasi E. B., i cili u konstatua në apartament, u proceduan penalisht për veprën penale “Prostitucioni”.

Punohet për kapjen e shtetases kineze të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e kësaj të veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mesfushori i kombetares vleresohet 6 milione euro 694ab7960abdb
Lajmi i mëparshëm

Mesfushori i Kombëtares vlerësohet 6 milionë euro

serbet e kosoves perballe zgjedhjeve asociacioni siguria mbijetesa 694ab8a0b96f3
Lajmi i radhës

Serbët e Kosovës përballë zgjedhjeve: Asociacioni, siguria, mbijetesa…

Të fundit nga

ShkoLartë