zbulohet emri kjo kengetare qenka reja e monikes 69baf31cdd7ba

Zbulohet emri, kjo këngëtare qenka reja e Monikës

March 18, 2026
1 minut lexim

Monika Kryemadhi mbetet padyshim një nga personazhet më të komentuar të këtij viti. Edhe pse të gjithë prisnin që ajo të tërhiqej pas gjithë turbullencave në politikë dhe ndryshimeve në jetën e saj familjare, Monika bëri të kundërtën. Ajo po e zotëron mjaft mirë rolin e opinionistes në Big Brother VIP, një rikthim që nuk pritej, por që po i funksionon mjaft mirë. Por përtej ekranit, vëmendja e madhe këto ditë është te filmi i saj i parë, “Me fat”, i cili sapo ka nisur rrugëtimin në kinema.

Pikërisht gjatë bisedës në “Goca dhe Gra”, Monika zbuloi detaje që i kishin shpëtuar publikut. Ajo tregoi se djali i saj, Besari, një djalë shumë i matur dhe i edukuar që i qëndron larg mediave, ishte skeptik për rolin e saj në film. Por, mbështetja kryesore për ta bindur atë ka ardhur pikërisht nga partnerja e tij, një artiste nga Shkupi.

Edhe në intervista paraprake, Monika ka folur me superlativa për zgjedhjen e djalit, duke treguar se kjo lidhje e ka afruar Besarin edhe më shumë me familjen.

Por pyetja është: Kush është kjo artiste që ka fituar zemrën e djalit dhe simpatinë e Monikës?

Epo përgatituni sepse emrin e saj e njihni të gjithë! Prive By Liberta Spahiu raporton se partnerja e Besarit është këngëtarja e njohur nga Shkupi, Kanita! Këngëtarja, e cila njihet për zërin e saj potent dhe stilin mjaft diskret, është në një romancë shumë të shëndetshme me Besarin prej kohësh.

Kanita ka arritur të krijojë një urë komunikimi mjaft të bukur edhe me familjen e partnerit, duke u bërë kështu pjesë e pandarë e tyre. Duket se Besari dhe Kanita janë padyshim një nga ato çiftet që vërtetojnë se dashuria mund të jetë shumë e fortë edhe kur jetohet larg zhurmës së panevojshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

disa kompani ne maqedoni i ulen cmimet e derivateve per dy denare 69baf178d9895
Lajmi i mëparshëm

Disa kompani në Maqedoni i ulën çmimet e derivateve për dy denarë

tirana mposht flamurtarin ne finalen e vogel 69baf970d773d
Lajmi i radhës

Tirana mposht Flamurtarin në “finalen e vogël”

Të fundit nga

ShkoLartë