zbulohen planet e taylor swift dhe travis kelce per vendin ku do ta quajne shtepi 6aa1d5fbd6274

​Zbulohen planet e Taylor Swift dhe Travis Kelce për vendin ku do ta quajnë shtëpi

September 9, 2026
1 minut lexim

Taylor Swift dhe Travis Kelce nuk janë njëjtë sikur çiftet e tjera të sapomartuara kur bëhet fjalë për vendin që do ta quajnë shtëpi.

Sipas burimeve pranë çiftit të famshëm, për momentin, shtëpia e Kelce në Kansas, është rezidenca kryesore e tij dhe e Taylor-it, si dhe një bazë e rëndësishme për ta, veçanërisht për sa kohë ai vazhdon të luajë për Chiefs.

“Ai e bleu pronën disa vite më parë. Por kjo nuk do të thotë se Kansas City do të jetë gjithmonë shtëpia e tyre kryesore. Vendi ku do të qëndrojnë do të ndryshojë në varësi të angazhimeve që do të kenë të dy”, tha burimi për Page Six.

Ndryshe nga shumica e çifteve të martuara që vendosen në një shtëpi të vetme, ylli i muzikës pop dhe lojtari i Kansas City Chiefs, do ta kenë luksin të lëvizin mes disa pronave në të gjithë vendin, duke ndryshuar bazën e tyre të banimit gjatë gjithë vitit.

“New York-u është padyshim një tjetër bazë e rëndësishme për ta. Taylor ka pasur prej vitesh shtëpinë e saj në Tribeca dhe zotëron disa prona atje, përfshirë apartamentet penthouse që i ka bashkuar, si dhe shtëpinë ngjitur”, u tha më tutje.

Në të njëjtën kohë burimi shpjegoi se pasi Kelce të tërhiqet përfundimisht nga NFL, çifti do të ketë edhe më shumë liri për të lëvizur mes shtëpive të tyre, dhe se ata nuk e shohin situatën që duhet të zgjedhin një shtëpi të vetme për të banuar.

Kjo mënyrë jetese vjen në një kohë kur fituesja e Grammy-t dhe kampioni i Super Bowl-it ende po shijojnë emocionet e martesës së tyre, pasi kurorëzuan lidhjen në një ceremoni madhështore me shumë yje në Madison Square Garden më 3 korrik.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mbyllet tubimi i 102 thirrjet e protestuesve neser me shume 6aa1d4d5d9881
Lajmi i mëparshëm

Mbyllet tubimi i 102, thirrjet e protestuesve: Nesër më shumë

mexhiti per bajrush mjakun 53 vjet art role dhe kontribut te cmuar ne skenen shqiptare 6aa1d8a091a95
Lajmi i radhës

Mexhiti për Bajrush Mjakun: “53 vjet art, role dhe kontribut të çmuar në skenën shqiptare”

Të fundit nga

ShkoLartë