zbulohen pagesat sa para pagoi pd per chris lacivita 690926d45075f

Zbulohen pagesat/ Sa para pagoi PD për Chris LaCivita

November 4, 2025
1 minut lexim

Opinion.al ka mundur të zbulojë pagesën që Partia Demokratike ka bërë për strategun Chris LaCivita për fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.



Sipas raportit financiar të PD të depozituar në KQZ shuma totale që është derdhur në llogarinë e kompanisë Advancing Strategies te Chris LaCivita është 1.4 milionë euro.

Pagesat janë kryer në data 11 shkurt 2025, 16 mars 2025, 24 mars 2025, 26 maj 2025. Pagesa e fundit për LaCivitan ishte 15 ditë pas zgjedhjeve.

“Sherifi” LaCivita u bë një emër i lakuar gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare, me mazhorancën që kërkoi gjithnjë transparencë për paratë me të cilat ai do të paguhej.

Ai doli në disa takime elektorale me kreun e PD, Sali Berisha ku bëri dhe akuza në drejtim të kryeministrit Rama.

WhatsApp Image 2025 11 03 at 20.45.22

WhatsApp Image 2025 11 03 at 20.45.23

WhatsApp Image 2025 11 03 at 20.45.23 1

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjermani furnizon ukrainen e sisteme mbrojtjeje ajrore patriot 69092215f04bd
Lajmi i mëparshëm

Gjermani furnizon Ukrainën e sisteme mbrojtjeje ajrore ‘Patriot’

maduro i pergjigjet trump demokracia jone eshte me e avancuara ne planet 69092802b1765
Lajmi i radhës

Maduro i përgjigjet Trump: Demokracia jonë është më e avancuara në planet

Të fundit nga

ShkoLartë